Na ndiqni

Ndryshe

Pas 86 vjetësh e pesë gjeneratash lind djali i parë në familje

Nga: Koha Më: 24 mars 2018 Në ora: 11:05
Në foto shihen gjyshja e tij, Donna Berriman, 43-vjeçare, stërgjyshja Janice Berriman, 65-vjeçare dhe katragjyshja, Beryl Vaus, 86-vjeçare.

Pas pesë gjeneratave dhe 86 vjetësh një familje britanike ka festuar lindjen e djalit të parë.

Familja Berriman e dominuar plotësisht nga femrat shpresonte se një djalë do të prishte serinë prej dhjetë vajzave që lindën në 86 vjetët e fundit. Lutjet e tyre u plotësuan verën e kaluar.

Demi Berriman, 27-vjeçare nga Pontefracti i Yorkshire të Anglisë mori vesh se fëmija që po priste ishte djalë, i cili lindi në qershorin e vitit të kaluar.

Foshnja lindi para kohe me disa probleme shëndetësore, të cilat ia kanë vështirësuar jetën. Arnie, që do të thotë “fuqi”, ishte në gjendje që të bënte foto me të afërmit e tij, të gjitha vajza.

Në foto shihen gjyshja e tij, Donna Berriman, 43-vjeçare, stërgjyshja Janice Berriman, 65-vjeçare dhe katragjyshja, Beryl Vaus, 86-vjeçare.

“Të gjithë janë të gëzuar për të, jemi me fat që e kemi. Është ushtari jonë i vogël – një moment na thanë se kishte vetëm 24 orë jetë, por shikojeni tani. Është fantastik. Të gjithë janë të mahnitur sesi mbijetoi pas tërë atyre problemeve”, ka thënë nëna e tij, Demi.

Koha
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test