Na ndiqni

Muzikë

Nuk është gjithçka e shkëlqyeshme në karrierë

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 19:06
Kelly Clarkson

“Kam dashur të heq dorë nga jeta dhe karriera, pasi më detyruan të humb kilogramë”.

Edhe pse momentet e vështira janë prapa saj, Kelly Clarkson tash flet për momentet më të errëta të periudhës të saj.

Këngëtarja 35-vjeçare ka përkujtuar fillimet e vështira të karrierës së saj.

Në një intervistë për revistën “Attitude”, ajo pranon se kishte pasur të vështirë të merrej me kërkesat që të humbë në peshë.

“Kur isha më e dobët, mendova për vetëvrasje”, ka pranuar ajo.

Kelly  sot është nënë e vajzës trevjeçare River Rose dhe djalit 18-muajsh, Remington Alexander, të cilin e ka me bashkëshortin Brandon Blackstock.

Për fat, problemet me kilogramët e tepërt sot janë e kaluar.

“Nuk merrem me këtë. Është e thjeshtë. Ka njerëz, të cilët janë më të dobët dhe kanë metabolizëm të shpejtë. Nuk jam njëra prej tyre dhe kjo është kjo. Ashtu shkon. Ne njerëzit dëshirojmë gjithmonë atë që dikush tjetër e ka”, ka konkluduar këngëtarja.

Ndryshe, Kelly së shpejti do të publikojë albumin e saj më të ri 'Meaning Of Life'.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test