Na ndiqni

Rrëfime

Rrëfimi i 32-vjeçares: Dëshironim shumë të bëheshim prindër, por burri im la shtatzënë motrën time

Nga: Panorama Më: 27 shtator 2018 Në ora: 17:16
Ilustrim

Unë dhe bashkëshorti im jemi përpjekur shumë që të bëheshim me një fëmijë, e tani burri do të bëhet baba…por me motrën time.

Kështu e ka nisur letrën e saj një 32-vjeçare për psikologen e “The Sun”, duke i kërkuar ndihmë se çfarë të bëjë.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të saj:

Unë dhe bashkëshorti im 34-vjeçar kemi tre vite të martuar. Kur vendosëm që të martoheshim ishim gati që të krijonim familjen tonë, por kjo gjë nuk ndodhi. Si pasojë iu nënshtruam testit të fertilitetit.

Më herët gjatë këtij viti, vura se re burri im po dilte më shumë dhe se qëndronte në punë me orar të zgjatur. Ai gjithashtu u fiksua me pamjen e tij. E teksa po u tregoja miqve të mi këtë, ata më thanë: “Ndoshta ai ka një lidhje”.

Sigurisht që ata e thanë me shaka, por që unë fillova të kisha dyshimet e mia. Motra ime është 35 vjeçe dhe është beqare. Ajo nuk ka pasur shumë fat me njerëzit. Një ditë më ftoi për drekë, dhe u duk qartë se ishte e shqetësuar për diçka.

Më tha se kishte qenë e sëmurë dhe se ishte e shqetësuar për ushqimin që kishte ngrënë. Unë mendova dhe më pas e pyeta: “Prit një minutë. A je shtatzënë?”.

“Po jam, ngela shtatzënë me dikë që kalova një natë dhe dua ta mbaj fëmijën. Është ndoshta shansi im i vetëm”, tha motra. Më pas unë u ktheva në shtëpi dhe i tregova bashkëshortit tim bisedën me motrën time dhe ai u shokua nga ky lajm.

Menjëherë ai u largua nga unë që të bënte një dush, e unë nisa të kontrolloja telefonin e tij. Aty zbuloj se ata të dy kishin një marrëdhënie bashkë.

I tregova se e zbulova të vërtetën. Ai thotë se nuk e do atë dhe se nuk më ka tradhtuar që të më lëndojë mua. Sipas tij, gjithçka ndodhi pasi i është afruar motra ime dhe ai nuk i ka rezistuar.

Ai thotë se është po aq i shokuar sa unë në lidhje me shtatzëninë e saj, por me tha: “Tani u kuptua se unë nuk kam probleme”. Ne po përpiqemi që të mbajmë të fortë martesën tonë, por bashkëshorti dëshiron që të jetë pjesë në jetën e këtij fëmije. Unë nuk jam aspak e lumtur për këtë fakt, por si mund ta ndaloj një fëmijë që të njohë babanë e tij?

Jam zemërthyer. E kam dëshiruar një fëmijë prej shumë kohësh dhe e dua burrin tim.

Përgjigja e psikologes të “The Sun”:

Je në një situatë kaq të ndërlikuar, më vjen keq.  Vë bast se burri të ka tradhtuar nga gjendja e tij emocionale, duke mos qenë në gjendje të të japë një fëmijë. Tani ju duhet të jeni një çift i fortë dhe të përballoni çdo gjë bashkë në mënyrë që martesa juaj të mbijetojë.

Ju keni të drejtë teksa thoni që do të ishte gabim të ndëshkonit një foshnjë të pafajshme që të mos njohë babanë, por ju a do të doni një nip apo mbesë?

Panorama
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test