Na ndiqni

Mobile

Gjenden “prova të qarta” të lidhjes së rrezatimit të telefonave me kancerin tek brejtësit

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Duke qenë se telefonat tanë (dhe shumë pajisje tona elektronike) japin rrezatim, ka shumë njerëz që pyesin nëse telefonat tanë lëshojnë rrezatim të mjaftueshëm që të mund të jenë potencialisht të rrezikshëm për shëndetin tonë. Tani, sipas një studimi të ri nga Programi Kombëtar i Toksikologjisë në SHBA, duket se ka “prova të qarta” të rreziqeve shëndetësore.

Sidoqoftë, para se të shqetësoheni, duhet të theksohet se kjo “dëshmi e qartë” e rreziqeve shëndetësore është vërtetuar në minjtë, jo në njerëz.

Hulumtuesit në të vërtetë publikuan një draft të raportit të tyre në fillim të këtij viti ku ata thanë se gjetën “disa prova”, por pas shqyrtimit të kolegëve, ajo u ndryshua në “dëshmi të qarta” në nivele të larta të radiofrekuencave të përdorura në telefonat celularë dhe zhvillimin e tumoreve tek minjtë.

Sipas John Bucher, një shkencëtar i lartë në programin e toksikologjisë, “Ndryshimi nga disa prova në prova të qarta reflekton besimin e rritur që kanceri i vëzhguar në minjtë meshkuj u shoqërua me ekspozimin ndaj rrezatimit të radio frekuencave. NTP e konsideron kategorinë një gjetje pozitive të kancerit.”

Megjithatë jo të gjithë duket se pajtohen me këto gjetje. Jeffrey Shuren, drejtor i Qendrës së Pajisjeve dhe Shëndetit Radiologjik të FDA, tha: “Ne nuk pajtohemi me konkluzionet e raportit të tyre përfundimtar lidhur me dëshmitë e qarta të veprimtarisë kancerogjene në brejtës “.

“Studimi nuk u hartua të testoj sigurinë e përdorimit të telefonit të mençur në njerëz, kështu që nuk mund të nxjerrim konkluzione rreth rreziqeve të përdorimit të telefonit nga ai. ” shtoi Shuren.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test