Na ndiqni

Mobile

Mënyra e re u lejon hakerëve të vjedhin fotot e fshira në iPhone X

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Ne të gjithë e dimë ndjenjën e pakëndshme të fshirjes aksidentale të një dokumenti apo fotoje që nuk ka ndonjë mënyrë për tu rikuperuar. Kjo është arsyeja pse në pajisjet iOS, kur një foto fshihet, i dërgohet një dosjeje “fshirjet e kohëve të fundit” e cila në thelb i jep përdoruesit rreth një muaj apo më shumë për të rimarrë atë, pas së cilës do të fshihet përgjithmonë.

Fatkeqësisht për përdoruesit e iOS, duket se hakerët Richard Zhu dhe Amat Cama kanë zbuluar një mënyrë që u lejon atyre të vjedhin skedarët tuaj “të fshirë” në iPhone X. Kjo u demonstrua gjatë garës Mobile Pwn2Own, që u zhvillua kohët e fundit në Tokio, Japoni.

Demonstrimi i tyre u dha një dhuratë prej 50,000 dollarësh.

Gjithashtu rezulton se kjo metodë nuk kufizohet vetëm në fotot. Hakerët zbuluan se mund të përdorej gjithashtu për të hyrë në të dhëna të tjera që përpunuesi JIT-it proceson, që do të thotë se përveç fotove, është e mundur që të dhënat e tjera në një iPhone mund të qasen dhe të vidhen gjithashtu.

Që atëherë Apple është njoftuar për këtë metodë, por ende nuk ka dhënë një koment.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test