Na ndiqni

Mobile

Ja sa do të mund të kushtoj telefoni i palosshëm i Samsung

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 10:28
Telefoni inteligjent i palosshëm i Samsung

Samsung nuk ka sjellur shumë detaje lidhur me pajisjet e tyre të ardhshme.

Telefoni inteligjent i palosshëm i Samsung u shfaq së fundmi, në njëfarë mënyre, në konferencën zhvilluese të javës së kaluar.

Ne e kemi parë atë të kamufluar në një kuti, por janë dhënë detaje rreth ekranit Infinity Flex dhe se si do të funksionojë.

Në thelb do të jetë një tablet që mund të palohet në një telefon ose një telefon që mund të hapet në një tabletë. Pajisja ka një “ekran të mbuluar” Super AMOLED me 4.6 inç që shpaloset në një “ekran kryesor” Super-AMOLED me 7.3 inç.

Raportet nga analistët thonë se pjesët do të fillojnë të dërgohen nga furnizuesit tek Samsung që në fillim të këtij muaji.

Në këtë mënyrë, prodhuesi Korean i telefonave do të jetë në gjendje të përgatisë pajisjen për disponueshmërinë tregtare në vitin e ardhshëm. Kjo është diçka që ne kemi dëgjuar në raportet e mëparshme.

Megjithatë, një analist sugjeron që çmimi i telefonit të palosshëm Samsung mund të jetë në afërsi të 2 milion won, apo 1,500 eurove.

Është shumë e shtrenjtë, por ende shumë më i lirë se W2019 i sapo-lansuar i kompanisë.

Samsung gjithashtu thuhet se nuk dëshiron të lejojë që konkurrenti kryesor i tyre, Huawei, të ketë titullin e “të parit” kur bëhet fjalë për telefonat e palosshëm.

Telegrafi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test