Na ndiqni

Mobile

Apple patenton iPhonen me kamerë nën ekran

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 08:52
iPhone me kamerë nën ekran

Së fundmi, patëm mundësinë të shohim disa patente të Samsungut, LG-së, Huaweit dhe Oppos, të cilat kanë të bëjnë me smartfonët me tërë sipërfaqen me ekran dhe me kamerën e përparme të vendosur nën ekran.

Por çfarë ka bërë Apple në këtë drejtim. A dëshiron kjo kompani të bëhet pjesë e kësaj konkurrence?

Tani, USPTO (United States Patent and Trademark Office) njofton se ka patentuar kompaninë Apple Inc. për “kamerën e integruar nën ekran”.

Xhami, i cili mbulon panelin e ekranit, do të ndërtohet nga materiali i fuqishëm dhe transparent – siç është për shembull Corning Glass nga kompania DVTS. Kjo do të zëvendësonte xhamin aktual Gorilla Glass, të cilin Apple e përdorë që nga viti 2007.

Gjithashtu, kjo patentë tregon se Apple është e gatshme të prodhojë iPhonët e rinj me kamerën për ‘selfie’ të vendosur nën ekran në të ardhmen. Për më shumë detaje rreth kësaj patente, mund të shikon këtu.

Koha
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test