Na ndiqni

Mobile

Galaxy Note8 dhe S8/S8+ së shpejti bëhen me Android One UI

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 20:15
Galaxy Note8 dhe S8/S8+

Pasi Samsungu ka prezantuar ndërfaqen e re të përdoruesit – One UI, në panairin e teknologjisë SDC 2018, shumica kanë pyetur se cilat smartfonë të këtij gjiganti do të marrin pamjen e re.

Sipas një raporti të fundit nga ekipi i zhvilluesve në Kore, Galaxy Note8 do të jetë smartfoni që do të përditësohet me këtë ndërfaqe të re të përdoruesit.

Me sa duket, zhvilluesit janë duke punuar në një softuer me numër të ndërtimit N950FXXU5DRK4, ku katër shkronjat e fundit paraqesin versionin e sistemit operativ Android. Numri ndërtues aktual i Note8 përfundon me CRxx dhe “C” qëndron për Android Oreo, kështu që shkronja “D” mbetet t’i referohet Android Pie, shkruan gsmarena.

Gjithashtu, përmes një postimi në Twitter, llogaria e njohur Ice universe ka bërë të ditur se përditësimi i ndërfaqes së përdoruesit të Galaxy S8 dhe S8+ është duke u punuar.

Edhe seria Galaxy S9 dhe Note9, po ashtu, supozohet se do të përditësohen diku ka janari, vitin e ardhshëm, që nënkupton se pronarët e Note8 dhe Galaxy S8 do të duhet të presin pak më gjatë.

koha
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test