Na ndiqni

Mobile

Black Shark i Xiaomit do të debutojë edhe në 28 vende të Evropës

Nga: mediatshqiptare Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 19:36
Black Shark i Xiaomit

Smartfoni i dedikuar për video-lojëra nga Xiaomi, modeli Black Shark, i prezantuar për tregun kinez, nga data 16 nëntor do të jetë në dispozicion edhe në Evropë.

Black Shark vjen me një telekomandë portative, dhe ftohje me lëng. Black Shark ka një procesor Snapdragon 845, grafikën Adreno 630, 8 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme.

Gjithashtu ka bateri prej 4,000 mAh dhe ekran 1080p 21:9.

Android Stock siguron një eksperiencë të pastër. “Shark Space” është një modalitet i cili pastron memorien për performancë më të lartë gjatë lojërave si dhe ç’aktivizon njoftimet dhe thirrjet.

Çmimi për Evropën nuk është zbuluar, por Black Shark kushton 480 dollarë për modelin me 6 GB RAM/64 GB memorie të brendshme.

Black Shark do të shitet në 28 vende Evropiane: Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Çeki, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Irlandë, Itali, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi dhe Britani.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test