Na ndiqni

Mitrovica

Bahtiri për Rakiqin: Të gjithë ata qofshin kryetarë do të përballen me ligjin nëse e shkelin

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 18:38
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, ka thënë se arrestimet që janë bërë sot nga Policia e Kosovës janë një punë normale nga ana e tyre dhe në këtë situatë sipas tij nuk ka lidhje se a janë serbë apo shqiptarë.

“Kemi pasur edhe njerëz të lartë që i kemi arrestuar ndërsa Radojçiqi nuk është arrestuar edhe pse fletarrestimi është shkruar edhe për të por nuk ka qenë në shtëpi ndërsa ata që kanë qenë në listë janë arrestuar përpos tij”.

Bahtiri ka thënë që të gjithë do të ndëshkohen edhe nëse janë kryetarë komune nëse e shkelin ligjin duke iu referuar deklaratave të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq i cil i ka quajtur arrestimet e sotme si një “hap drejt luftës”.

“Ne po dëshirojmë të bëjmë stabilitet dhe të kemi rend dhe ligj nuk jemi kundër askujt dhe ata duhet ta dinë që janë kryetarë të zgjedhur nga populli dhe duhet njëherë e përgjithmonë të mos bëjnë rezistencë”.

“Po ju bëj ftesë të gjithë atyre që asnjë barrikadë nuk do të bëjnë dhe ne jemi të vendosur që ata që barrikadojnë do të arrestohen dhe ky është urdhri  i prerë”.

“Policia e Kosovës nuk ëshë për luftë e kryen punët e vet dhe organet e shtetit të Kosovës janë të pakufizuara të marrin vendime dhe operacione të ndryshme. Të gjithë ata që dëshirojnë të stabilizojnë nuk kanë me pas sukses dhe duhet t’i thërrasin mendjes pasi do të marrin përgjegjësi, pasi nuk do të tolerojmë askënd të bëjë struktura paralele”.

“Ne të gjitha përgatitjet i kemi bërë për të pasur një vend të qetë dhe i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të kenë qetësinë, operacioni që është ndërmarë është për të mirën e tyre.

klankosova
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test