Na ndiqni

Mitrovica

Pas aksionit të policisë në veri, Bahtiri apelon qytetarët për qetësi

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 08:41
Agim Bahtiri

Pas aksionit të sotëm të Njësisë Speciale të Kosovës, RUSU, në veri të Mitrovicës, kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, ka bërë thirrje për qetësi te qytetarët, e sidomos te ata që banojnë në pjesën veriore të qytetit.

“Përshendetes aksionin e Policisë së Kosovës të kryer sot në veri. Policia po tregon se është në gjendje gjithmonë t'i kryej detyrat e saj me profesionalizëm të lartë, pavarësisht rrezikut që mund të paraqitet. Apeloj te të gjithë qytetarët e Kosovës, veçanërisht ata që banojnë në veri të vendit, që të qëndrojnë të qetë dhe mos të bien në grackën e provokimeve të qarqeve të ndryshe dashakeqe”, ka shkruar Bahtiri.

Po ashtu, Bahtiri ka apeluar për qetësi edhe te serbët që për sot kanë paralajmëruar protestë kundër taksës doganore prej 100% të vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe.

“Edhe njëherë po ju bëj apel qytetarëve serb të Kosovës që kanë paralajmëruar protestë për sot, që të protestojnë në mënyrë të paqësore dhe të mos bëjnë veprime tjera, sepse ato nuk i duhen askujt. Në të kundërtën Policia do të ndërhyj prapë për të siguruar stabilitet dhe respektim të ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Bahtiri.

Në aksionin e hershëm të RUSU-s janë kryer arrestime në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test