Na ndiqni

Mitrovica

Spitali i Mitrovicës i përfshin shtretërit në tenderin për servisim të aparaturave

Nga: Koha Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 09:38
Ilustrim

Tavolinat dhe shtretërit janë cilësuar si aparatura nga menaxhmenti i Spitalit të Mitrovicës, dhe për “servisimin” e tyre është planifikuar shpenzimi i dhjetëra e mijërave eurove. Ky institucion për të arsyetuar procesin e tenderimit, inventarin e ka futur në kategorinë e pajisjeve.

“Mashtrimi” është konstatuar nga një Komision i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), i krijuar enkas për hetimin e këtij procesi të prokurimit. Për rrjedhojë tenderi që peshonte 80 mijë euro është anuluar.

Gjetjet në raport tregojnë se nga komplet lista e aparateve të përfshira për servisim, më shumë se 25 për qind prej tyre (shtretër, tavolina....) nuk janë fare pajisje.

“Nga pjesa e mbetur, 40 për qind e tyre ende nuk janë funksionalizuar, janë të reja në paketime, dhe si të tilla nuk kanë arsye për servisim. Komisioni i vlerësimit në bazë të këtyre vërejtjeve ka rekomanduar që operatori ekonomik “KosovaMed Healthcare” sh.p.k, të mos shpërblehet me kontratë, sepse dhënia e kësaj kontrate dëmton rëndë buxhetin pa arsye”, thuhet në raportin, një pjesë e të cilit është cituar në vendimin OSHP-së për anulimin e këtij tenderi

Koha
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test