Na ndiqni

Mistere

Monstra e ‘Loch Ness’ me “pushime” në Shqipëri, shfaqet në liqenin e Prespës

Nga: Balkanweb Më: 1 janar 2018 Në ora: 13:05
Monstra

Monstra e ‘Loch Ness’ është parë e gjallë dhe mirë …vetëm se jo në Skoci por në Shqipëri, shkruan e përditshmja britanike ‘The Mirror”.

Madje shumë persona në rrjetet sociale me shaka kanë thënë se përbindëshi ‘Nessie’ ka shkuar me pushime dimërore pasi “krijesa” është filmuar në mes të Liqenit të Prespës së Madhe.

Pamjet e publikuara, në të cilat duket koka dhe qafa e një krijesë të gjatë që del nga uji, janë shpërndarë në shumë rrjete sociale dhe media të tjera britanike.

Pas pamjeve të fundit të publikuara, një grup gazetarësh të udhëhequr nga profesori i gjeografisë Sima Jonoski udhëtuan drejt liqenit të Prespës për të investiguar por ata nuk panë shenja të tjera të përbindëshit në zonën ku raportuar, pranë fshatit turistik shqiptar Pretor.

Shumë banorë vendas besojnë në legjendën e monstrës së liqenit por të tjerë janë të sigurtë që është thjesht një peshk shumë i madh.

Sidoqoftë, një krijesë e ngjajshme është filmuar 5 vite më parë në pjesën greke të liqenit të Prespës, aftër fshatit Nivicë, shkruan prestigjiozja britanike.

Liqeni i Madh i Prespës dhe Liqeni i Vogël i Prespës janë liqenet më të larta tektonike në Ballkan, me një lartësi prej 853 metrash.

Ka shumë legjenda për përbindësha që jetojnë në shumë liqene në të gjithë botën, përfshirë “Loch Ness’ dhe “Morag” në Skoci; “Lagarfljot Worm” në Islandë; “Ogopogo” në liqenin Okanagan si dhe “Lariosauro” në liqenin Komo në Itali.

Balkanweb
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test