Na ndiqni

Mistere

10 vendet më misterioze në botë, ndër to edhe një qytet shqiptar

Nga: metro Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 14:55
10 vendet më misterioze në botë

Janë disa vende në botë që na lejojnë të lidhemi me hyjnoren. Këta janë vende ku, personat që janë të ndjeshëm ndaj energjive, kanë ëndrra të fuqishme pasi flejnë aty gjatë natës, apo përmendin takime me ndjenja dhe qartësi të papërshkrueshme.

Vende të tillë kanë energji të përqëndruar, në një nivel spiritual, gjë që mund të japë përgjigje për pyetje të mbetura pa përgjigje prej kohësh. Ja 10 vendet që besohet se kanë fushat më të forta energjike, ku në vendin e shtatë është Berati.

Rila – Bullgari –
Mund të jetë e habitshme që të mësosh se ky vargmal është një nga qendrat energjike të botës. Jo rastësisht, një prej msuesve më të mëdhenj shpirtërorë të shekullit të 20, Beinsa Duno, zgjodhi për të transmetuar urtësi në Rila, si bullgar vendas. Zona përreth Liqeneve të Rilas ka energji shumë të fortë. Individët më të ndjeshëm e kanë ndjerë atë, dhe kanë parë ëndrra të çuditshme, kur kanë qëndruar në këtë zonë.

Machu Picchu, Peru
Qyteti i humbur i Inkasve është i famshëm për lidhjen me qendrat e energjisë të botës. Machu Picchu është ndërtuar në një vend specifik, në majë të Andeve. Kjo mrekulli kanalizon energji të fuqishme dhe u jep njerëzve një përjetim të dickaje që nuk i përket botës sonë.

Socotra – Socotra
përbëhet nga katër ishuj në Oqeanin Indian, pranë Bririt të Afrikës. Më i madhi i këtyre ishujve zë rreth 95% të sipërfaqes së përgjithshme të arkipelagut. Peizazhi i saj i veçantë ka florën dhe faunën që duken si diçka që vjen drejt e nga një film fantashkencor, dhe mund t’ju bëjë të mendoni se jeni në një botë tjetër, ose në epokat parahistorike. Për shkak të izolimit të tij, Socotra ka shumë specie të veçanta, që janë unike dhe nuk gjenden askund tjetër në tokë. Energjia shpirtërore që gjendet këtu është ajo që mund të lidhë shpirtin e njeriut direkt me kozmosin.

Uluru, Australia
E gjendur në mesin e kontinentit, është Uluru – qendra spirituale e Australisë. Legjenda thotë se është një burim energjie spirituale. Aborigjenët e quajnë Tiukurpa, që do të thotë Koha e Endërrimit. Fiset e lashtë përreth fushës kanë lënë pas shumë histori nga “Koha e Endrrave”, që janë skalitur në disa prej shpellave përreth. Këta fise ruajtën besimin se kur një person udhëton aty, ai do të ketë vizione spirituale.

Ishulli i Pashkëve 
Ky është një nga vendet më të famshëm në botë, kryesisht për shkak të statujave të tij të mëdha. Shkencëtarët nuk kanë qenë në gjendje që të na tregojnë si u ngritën, dhe në përgjithësi, ishulli është një mister i plotë. Figurat e papërfunduara, dhe një fshat ceremonial me 53 shtëpitë e tij prej guri, pa dritare dhe dyer, janë vetëm disa prej mbetjeve të veçanta. Misteri më i madh, megjithatë, është “Kërthiza e Botës.” Është thënë se ky gur rrethor mban sekretet e universit, dhe mbledh energjitë më të rëndësishme shpirtërore të Tokës.

metro
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test