Na ndiqni

Mediale Vip

I riu me lamborgini ia kthen kryetarit të Tiranës " Nuk shes mend por kam dashni për Tiranën"

Nga: MAKSIM GJOKAJ Më: 15 korrik 2019 Në ora: 15:58

Ai është një personazh i njohur por edhe i apasionuar pas makinave të bukura por kur viziton Kosovën gjithmonë gjen kohë të shkojë dhe në Tiranë. Disa ditë më herët ka vizituar Tiranën me makinën e disa e kanë fotografuar atë dhe nga qejfi e një foto e makinës së tij ka shkruar deri te rrjeti social i kryetarit të Tiranës Erion Veliaj duke i treguar të riut me origjinë nga Deçani Genc Lekaj se ku duhet të parkohet makina e tij luksoze lamborgini e më pas disa media janë marrë me të duke e quajtur të riun mendjemadh që shet mend në Tiranë. Personazhi ka reaguar kështu në një statur në facebookun e tij. "Dua tju them vetëm dy rreshta për të sqaruar atë që qenka shkruar se unë paskëm shitur mend me makinë në mes të Tiranës. Unë Genc Lekaj zoti Kryetar i Tiranës së gjithë shqiptarëve vij atje sepse brez pas brezi të parët e mi më kanë folur dhe rritur me dashurinë për Shqipërinë e pushimin tim e ndaj në mes të Kosovës dhe Tiranës e kurrë për të shitur mend siç qenka shkruar pas komentit që ju keni bërë...P.s. E kam me djersë makinën se ka prishur Tiranën besa e ka zbukuru..". Një koment epik ka qenë në faqen e Erionit edhe nga Florec Hoxha ish drejtori i policisë së Tiranës ku mes tjerash ka treguar se Genci vjen nga një familje atdhedashurie e patriotë e nuk vjen në Shqipëri për të shitur mend. Le të themi se mirë që Genci nuk i ka marrë të gjitha makinat luksoze ne vete që të ishte personi më i folur për shumë kohë në Tiranë./BS

Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test