Na ndiqni

Mediale Vip

Super projekti nga Donelipo sapo ka ardhur quhet "Për ty"

Nga: MAKSIM GJOKAJ Më: 24 qershor 2019 Në ora: 10:10

Nihet si Donelipo plot stil dhe talent, por emri i tij është Redon Lipovica, ku djaloshi mjaft i ri e simpatik sapo ka publikuar këngën e tij më të re ose e dyta pas asaj "Bandit". Projekti i ri muzikor nga Donelipo titullohet " Për ty", në stilin rrep pak shqip dhe gjermanisht në kombinim të bukur. Mësojmë se klipi është punuar bukur nga Artfabe Production me regji nga Fazli Berisha xhiruar në Sarandë dhe Ksamil, ndërsa inçizimi i këngës është bërë në Studio Flow e sapo ka ardhur ky super projekt nga reperi me origjinë nga Gjilani por që jeton në Gjermani. Për tu bindur se është vërtetë një këngë e bukur mjafton ta klikoni e ta dëgjoni në Youtube./BS

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test