Na ndiqni

Mediale Vip

Alban Skënderaj krijon "Hapësirën e një ëndrre" në Prishtinë

Nga: MAKSIM GJOKAJ Më: 6 qershor 2019 Në ora: 10:59

Kantautori më i suksesshëm shqiptar në dy dekadat e fundit, Alban Skënderaj, do të mbajë më datë 19 qershor, në sallën "1 Tetori" koncertin më të madh të karrierës së tij në kryeqytetin e dytë të shqiptarëve, Prishtinë. Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Tiranë, me tri netë të shitura në kohë rekord në Pallatin e Kongreseve, Skënderaj ndalon këtë herë në një tjetër stacion shumë të dashur për të, siç është Prishtina.

I shoqëruar nga Filarmonia e Kosovës, Skënderaj premton të sjellë një mbrëmje fantastike me muzikë të mirë. Janë me dhjetëra hitet e tij, që kanë çuar peshë zemrat e publikut sa herë i ka kënduar dhe njësoj do të ndodhë edhe këtë herë. Biletat e koncertit kanë dalë tashmë në shitje dhe të gjithë të interesuarit mund t'i gjejnë në pikën e shitjes në sallën “1 Tetori”, Prishtinë, online nga kudo ju jeni ne WWW.PENTAGRAMI.AL si dhe në të gjitha pikat Moneta - Moneygram në Kosovë, Rave Travel në Kosovë dhe në të gjitha pikat EasyPay në Shqipëri. Mos e mendoni dy herë, Albani nuk duhet humbur!/BS

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test