Na ndiqni

Mediale Vip

Producenti Ilir Geci tejkalon premtimin, ndan mbi 30 mije euro shpërblime në "Miss Shqiptarja në Botë"

Nga: MAKSIM GJOKAJ Më: 6 qershor 2019 Në ora: 10:57

Është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme eventi më i madh i bukurisë shqiptare, ‘Miss Shqiptarja në Bot', ë të cilin u ndan rreth 30 mijë euro para shpërblime dhe dhurata. Ky event i cili mban vulën e producentit të njohur ndërkombëtarisht Ilir Geci dhe ‘Gecjan Fashion Group’ kësaj radhe është mbajtur në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë, saktësisht në Tirana Intenational Hotel. Në këtë event që morën pjesë vajzat më të bukura shqiptare, fituese e çmimit ‘Miss Shqiptarja në Botë’ për vitin 2019 është shpallur vajza nga Drenica Altrina Kqira. Altrina fitoi “Kurorën magjike e stolisur me gurë diamanti dhe e flakëruar në flori në vlerë rreth 10 mije euro. Në ‘Miss Shqiptarja në Botë’ çmime fituan edhe 12 vajza tjera, të cilat fal një marrëveshje që producenti Geci ka arritur me Kolegjin AAB, ato do të fitojnë mundësi studimi në këtë kolegj prestigjioz. Kujtojmë që para eventit ishin premtuar 20 mijë euro shpërblime, megjithatë si çdo herë edhe kësaj radhe shifrat ishin më të larta.

Sipas vetë organizatorëve shpërblimet dhe dhuratat kapën shifrën e 30 mijë eurove, një rekord ky absolut në Ballkan. Fitueset e keti eventi: Altrina Kiqina- MISS SHQIPTARJA NË BOTE. Berna Kalisi, është shpallur Shoqëruesja e parë në Miss Shqiptarja në Botë Ina Cahani, është shpallur Shoqëruesja e dytë në Miss Shqiptarja në Botë. Frontina Gashi, ka fituar çmimin Miss fotogjenia në Miss Shqiptarja në Botë. Lavdie Hajdari- Miss Diamond në Miss SHqiptarja në Botë. Diellza Ahmeti – Miss Press në Miss Shqiptarja në Botë Qendresa Mirena, fitoi çmimin ‘Gecjan Fashion Group Models’ në Miss Shqiptaja në Botë. Melisa Zhuta, fitoi çmimin ‘Gecjan Fashion Group Models’ në Miss Shqiptarja në Botë. Ergesa Lika, fitoi çmimin ‘Gecjan Fashion Group Models’ në Miss Shqiptarja në Botë. Algenita Avdiu, fitoi çmimin ‘Miss Miqësi’ në Miss Shqiptarja në Botë. Vibjona Bicaku, fitoi çmimin ‘Miss Eleganca’ në Miss Shqiptajra në botë.

Eurora Hasani, fitoi çmimin ‘Miss Internet’ në Miss Shqiptarja në botë. Artenisa Kola, fitoi çmiin ‘Modelja më e mirë shqiptare’ në Miss Shqiptarja në Botë. Në këtë event për fustanet u përkujdes Flora Geci Fashion Designer, ndërkohë që për veshjet tradicionale u përkujdes shtepia e modës ‘Arjeta’ Për flokët dhe Grimin e angazhuar special ishte ‘Studio Mime&Nora-Struge’. Fotograf zyrtar në këtë event ka qenë i njohuri Avni Selmani./BS

Image
Image
Image
Image
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test