Na ndiqni

Mediale Vip

Marsida Jukni jo vetëm në modeling , tani edhe aktrim…!

Nga: MAKSIM GJOKAJ Më: 6 qershor 2019 Në ora: 10:48

Marsida Jukni është bukuroshja nga Shkodra e cila duket se ka bërë sukses në fushën e saj të dashur, modelingun. Pjesëmarrëse dhe finaliste në disa evente mode jashtë Shqipërisë ajo shikohet si një modele me premisa të mëdha në këtë fushë. Por, ashtu si të gjithavajzat e showbizit edhe Marsi ka menduar që të zgjerojë pjesëmarrjen e saj në art, këtë herë në aktrim. Marsi do jetë protagoniste e një doku-film të ri të titulluar “Ku je” i cili pritet të nis xhirimet në fund të korrikut të këtij viti. Një produksion i RTV Syri Blue në Zvicër, me regji të Musa Sylejmanit dhe drejtor Musli Saiti, xhirimet do të bëhen në fshatin Doberqan në Gjilan, ku edhe ka ndodhur ngjarja e vërtetë në vitin 1999 në të cilën bazohet filmi dokumentar “Ku je”. I urojmë suksese duke mos harruar se Marsi do përfaqësojë Shqipërinë në eventin e madh të modës që do jetë në dhjetor të këtij viti “Top Model Universe” si e deleguara e vendit tonë. Marsi është mjaft mirënjohëse për mbështetjen që ka marrë prej realizuesve të dokumentarit film si dhe nga “Top Model Universe”./BS

Image
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test