Na ndiqni

Mediale Vip

Ju prezantojmë super valltaren Lea, vajza e personazhit të njohur!

Nga: MAKSIM GJOKAJ Më: 31 maj 2019 Në ora: 09:21

Ajo quhet Lea Bytyqi e lindur me 7 tetor 2005 në Lausanne të Zvicrës ku edhe vijon mësimet në klasën e nëntë dhe ka kaluar mbimesataren për gjimnaz. Mësojmë se ëndrra e saj është të bëhet pedopsikiater, e që tani mund të kuptojmë se është një vajzë me plot ambicie, e për sukseset e saj ajo falenderon prindërit.

Një vajzë e re plot entuziazëm, energji, e dashur dhe e kujdeseshme. Por duke parë fotot e saj ndalemi tek një fotografi e veshur me veshje kombëtare pranë nënës së saj Saranda Ademit, ku në atë kohë ajo ishte edhe koreografe dhe prezantuese e SHKA Ilirët ku këtu ishte prezantimi i saj i i parë në Festivalin e Berlinit në Gjermani në nëntor të vitit 2006 ku ajo kishte vetem 13 muaj foto është bërë nga Rexhep Rifati. Cdo gjë nisi për të me ritmin e Shotës.

Image

Por ajo na tregon se si edhe gjatë kohës sa ishte shtatzënë mami i saj i ka thënë, se deri në fund të muajit të shtatë ajo ka vallezuar me orë të tëra e si mos të jem valltare sot unë. "Ta dua shqiptarinë, gjuhën, kulturën e traditën ma mësuan prindërit e mi sapo e pash diellin për herë të parë me sytë"-thotë ajo. Ajo vjen shpesh në Prishtinë te vendlindja e mamit dhe Prizrenit, vendlindja e babait, por më së shumti i don pitet e gjyshës së dajave askush nuk i bën me të mira se ajo. Më pas Lea rrëfen këtë: " Nga aksidenti i mamit unë e kam pasur shumë të vështirë të vazhdoj pasi mami ishte koreografja/mësuesja ime e parë por arriti të më bind që të vazhdoj, e sot unë vallëzoj me një prej veshjeve kombëtare të mamit, këto më japin një siguri më duket se e kam mamit në mua". Ajo dëgjon shumë muzikë kur nis dicka folklorike dhe gjatë kohës së lirë me mamin dhe motrën e saj Liren vallëzojnë.

Image

Përvec vallëzimit ajo luan piano te trasheguar nga mami saranda dhe ka një dashuri të madhe edhe për çilftelinë e kitarën dhe në mbrëmje për të thyer rutinën javore ushtron dhe këndon me babin Ilir Bytyqi i cili është kryetar dhe udhëheqës artistik i shoqërisë Ilirët. "Kam vjedh më të mirat nga prindërit e mi si nga mirësjellja, ashtu edhe arti."-thotë ajo. Dhe na thotë se është kënaqësi të jetë partnere e vallëzimit me koreografin e shoqërisë atje me Isa Krasniqi-n, valltar i koreografit të parë nga Kosova, Xhemail Berishës. Dhe në fund artistja adoleshente thotë: "Përfitoj nga kjo bisedë t’i ftoj bashkatdhetarët qe t’i angazhojnë fëmijët e tyre në aktivitet kulturore sepse vetëm në këtë mënyrë mund të jemi fitimtar në çdo aspekt".

Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test