Na ndiqni

Mediale Vip

Dizanjerja Lumnije Krasniqi dy gëzime në një ditë

Nga: MAKSIM GJOKAJ Më: 5 prill 2019 Në ora: 14:23

Ajo është një emër i njohur në industrinë e modës dhe vazhdon të mësojë të rinjtë që duan të bëhen dizanjerë në kolegjin Evolution në Prishtinë. Po flasim për dizenjatoren Lumnije Krasniqi e cila ditën e enjte konkretisht më 4 prill ajo ka pasur dy gëzime në një ditë duke festuar mes shumë miqve dhe emrave të njohur jo vetëm ditëlindjen por edhe hapjen e lokacionit të dytë në Ulpiane. Dihet se Lumnija se pasioni i saj kryesor për dizanje është ai i vellove fustave të bukura të nusërisë të krijuar me mjaft art nga vetë ajo. Kujtojmë se artistja ka edhe më herët një lokacion në Zahir Pajaziti e tashmë nga dita e enjte sjell një tjetër pikë me fustane vërtetë madhështore të nusërisë. Ajo gjithashtu është bashkëshortja e një prej emrave më të njohur të hiteve të muzikës së bukur shqiptare, Burim Krasniqi, ndërsa familja dhe artistët e pranishëm kishin menduar që tia uronin edhe ditëlindjen me shumë supriza në këtë ditë dyfish të shënuar për të./BS

Image
Image
Image

Image
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test