Na ndiqni

Mediale Vip

Pas Khloe Kardashian, vajzat shqiptare fillojnë të presin flokët, ja si duken Adrola dhe Bora

Më: 27 mars 2019 Në ora: 10:05

Tashmë është bërë e paevitueshme, familja Kardashian është një pikë referimi e modës, e make-up-it, stilit dhe çdo gjë që ka të bëjë me një pamje perfekte dhe jo vetëm.

Ato reklamojnë një stil jete, që gjithashtu po i çmend vajzat në çdo cep të globit. Moda dhe trendet që ato sjellin bëhen menjëherë pjesë e shijeve të miliona ndjekësve të tyre.

Pak javë më parë, një nga motrat Kardashian, e cila dikur nuk ka qenë aspak tërheqëse, por që sot është bërë një perfeksion i vërtetë, Khloe Kardashian, preu flokët e saj të verdha dhe që i mbante mjaft të gjata.

Madje, prerjes së flokëve të saj, ajo i dedikoi disa statuse në rrjete sociale, duke ndarë me ndjekësit e saj kënaqësinë e madhe që po provonte me pamjen e saj të re. “I dua shumë flokët e prera kaq shkurt, madje dua t’i pres edhe pak më të shkurtra”, shkruan Khloe në një nga statuset e saj.

Duket se kjo modë është përqafuar menjëherë nga disa vajza të ekranit. Kështu, Adrola Dushi, ish-misi shqiptar dhe një vajzë shumë e bukur, i preu flokët e saj të zinj të gjatë e të mrekullueshëm.

Ajo me një portret perfekt nuk kishte se si të mos dukej bukur edhe me flokë të shkurtra.

Të njëjtën gjë bëri edhe Bora Zemani. Madje, ajo bëri edhe një video ku i priste vetë, pasi, sipas saj, parukierja kishte refuzuar që t’ia priste sepse i vinte keq për flokët e gjatë e të bukur të Borës.

Padyshim edhe Bora duket shumë bukur me look-un e ri dhe po ashtu si Adrola, që të dyja duken edhe më të reja në moshë, efekt që ta jep ajo prerje flokësh.

Image
Image
Image
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test