Na ndiqni

Mediale Vip

Ana Luca, një grua e hekurt me shpirt fëminor

Nga: MAKSIM GJOKAJ Më: 22 mars 2019 Në ora: 13:36

Zakonisht jam shumë e drejtpërdrejtë dhe dua që ta shpreh mendimin ashtu siç e skalis në mëndjen time. Nuk dua të kaloj në profilin e atyre që duhet me patjetër të thonë diçka të bukur apo te mbushin rreshta me lule, por në atë që syri im sheh dhe mendja vlerëson. Personaliteti, e me të drejtë e quaj të tillë për të cilin do shkruaj sot quhet Ana Luca. Ajo ka qenë kryeinfermiere e më pas u vu në pozicionin e administratores e Urgjencës në QSUT dhe e pavioneve të kirurgjisë, pedagoge tek Infermieria, një profesioniste e kompletuar por mbi të gjitha një njeri i jashtëzakonshëm. - Anën e kërkojnë të gjithë hallexhinjtë e sëmundjeve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, fetare e racore, sepse përgjatë viteve të punës e ka dëshmuar veten si specialiste e një kalibri të rrallë. Znj Ana e meriton respektin e lartë të pacientëve, të cilët i ndihmon jo vetëm në problemin shëndetësor që kanë po dhe me energjinë pozitive, me durimin për t’i dëgjuar me vëmendje telashet e tyre, me këshillat e vazhdueshme që ua jep dhe me humanizmin e shfaqur për secilin që shpresat e jetës i ka të lidhura tek Zoti dhe te dijet e doktorëve. Përveç aftësive të dëshmuara profesionale, Znj Ana e karakterizon dhe afrimiteti me të sëmurët dhe familjarët e tyre.

Mjafton ta takosh një herë të vetme Anën për ta ndjerë si një mikeshë të vjetër e të njohur para shumë vitesh, si familjare tënden. Kjo pa dyshim është vlerë shumë e dashur për një femër në pozicionin e punës që ka ajo, sepse pikërisht në sajë të këtij afrimiteti ajo ia del të depërtojë në shpirtërat e të sëmurëve, duke u shndërruar edhe në psikologe që ndez me sukses fijet e kurajos dhe shpresës së domosdoshme për shërimin e tyre. Për të mos folur për modestinë dhe veçantinë që ka si njeri i mirëformuar. Një zonjë e hekurt në lëmin dhe kaosin e mjekësisë shqiptare por në të njëjtën kohë edhe e dashur dhe e veçantë me një botë të madhe e të pastër, gati-gati fëminore.

E takova një herë në ambjentet e spitalit dhe që atëherë kam krijuar një respekt të pashoq për të. Edhe pse gjithmonë ia urojmë vetes dhe njeri-tjetrit “mos e pafshim derën e spitalit” kur të duhet të përballesh me atë derë ndihesh më i lehtësuar kur di që aty ke një mikeshë që i do pacientët, që pret e përcjell qindra të sëmurë e u jep kurajo, e mes tyre mund të jesh edhe ti, edhe unë! Për këto që thash dhe për një mori gjërash që mbetën pa thënë për këtë zonjë të jashtëzakonshme, mendoj se është fat që e kemi dhe që para së gjithash është e jona. Lum për ne që e kemi një zonjë të madhe në shpirt, një njeri që lufton për jetën e tjetrit dhe i jep dorën kujtdo që ka kërkuar ndihmë!/BS

Image
Image
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test