Na ndiqni

Mediale Vip

Dj Iljano: "Vetëm muzika s’më lodh asnjëherë..!"

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 11:43

Ai është nga Vlora, është baba i një djali të vogël dhe dashuron muzikën, luan me të. Ylli Shahaj, ose siç njihet në muzikë si Dj Iljano ka 11 vjet që performon si Dj profesionist në klube, pub-e, madje në disa evente të rëndësishme si “Top Fest” apo “Kënga Magjike” Dj Iljano ka marrë pjesë edhe si producent duke korrur dhe suksese. Dj Iljano vjen sot në këtë intervistë, për të folur pak më shumë rreth punës së tij, lidhjes me muzikën dhe projektet që do pasojnë..!

 

Dj Iljano emri i artit, por kush është pas këtij emri?

Përshëndetje, në art njihem si Dj Iljano,  por emri im i vërtetë është Ylli Shahaj dhe me përkëdheli më thërrisnin Ili. Jam vlonjat dhe që i vogël e kisha pasion të luaja me muzikën dhe kur u rrita që shkonim në ndonjë pub e shikoja Dj që bënin muzikë e thoja gjithmonë do bëhem Dj dhe do quhem Dj Iljano.  Ja ku jam sot, si DJ Iljano!

 

Sa kohë ke që luan muzikë?

11 vjet si Dj profesionist.

 

Je i  lidhur shumë me muzikën?

Po, dëgjoj dhe më ushqen muzika shpirtin gjatë gjithë kohës. Kam marrë pjesë në “Top fest”, “Kënga magjike” edhe si producent ku disa këngë kanë shkuar edhe në gjysmëfinale.  Jam autor i disa këngëve që aktualisht gjenden në youtube bashkë me videot përkatëse si ajo e Sabina Danës-“Motivi je ti”.

 

Pra je vlerësuar në muzikë, për talentin që ke?

Po, madje në 2010 kam fituar edhe çmim në konkursin e vetëm për Dj, të organizuar nga Sokol Guga.

 

A ka momente kur muzika të lodh dhe nuk do ta dëgjosh fare?

Jo, unë këtë punë e bëj me pasion, është si ushqim për mua.

Image

Nëse nuk je në punë natën, ku je?

Prapë në punë (buzëqesh) punoj me këngët e reja se si t’i sjell për publikun.

 

Aktualisht me se po merresh?

Aktualisht jam duke krijuar muzikë “Deep house” për disa shtëpi diskografike  të huaja.

 

Je i lumtur?

Mund të them se ndihem rehat me punën dhe me familjen time, jam baba i një djali 2 vjeçar dhe ndihem shumë mirë. Lumturia nuk ka kufi por duhet të kënaqemi me ato që kemi mes nesh.

 

Ndihesh i realizuar profesionalisht?

Jo plotësisht. Kam akoma shumë dëshirë dhe punë përpara.

 

Çfarë tipi je?

Në përgjithësi, i qetë dhe karizmatik.

 

Ndikohesh nga e kaluara?

Jo, absolutisht. S’ma ndjen fare! (Qesh)

 

Bën jetë nate?

Jo, se nuk më lënë të shpisë. (Qesh)

Image

Ke për mua dhe për lexuesit ndonjë gjë të rëndësishme për të thënë në këtë moment?

Ju uroj vetëm suksese në atë që bëni në jetën tuaj dhe kalofshi këndshëm! (Buzëqesh)

 

Projekti më i afërt, kur pritet të vijë në jetë?

Projekti më i afërt besoj shumë shpejt, megjithëse besoj se do flasim përsëri për këtë gjë.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test