Na ndiqni

Mediale Vip

Shkak që Besi dhe Xhensila janë sot bashkë, u bë deputeti i njohur

Nga: Mediat Shqiptare Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 14:11
Besi dhe Xhensila

Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë një ndër çiftet më të preferuara për publikun shqiptar. Ata na kanë njohur me historinë e tyre të njohjes e cila ka qenë krejt rastësore në zonën e “Zogut të Zi”.

Por dje morëm vesh se çdo gjë ndodhi falë deputetit të njohur Nard Ndoka. Ai i ftuar në emisionin “BE Coffe”  ka rrëfyer detaje për jetën private dhe për poltikën.

Por një ndër momentet më të veçnata ishte kur Bes Kallaku tregoi se si Ndoka kishte bërë të mundur njohjen e tij me Xhensilën.

‘Sebepi që sot unë jam i martuar dhe kam familjen time është Nard Ndoka. Ai më nxori nga shtëpia atë ditë kur takova Xhensilën për herë të parë. Më mori në telefon dhe më tha: ‘Kam një rrugë për në Vlorë, do vish?’. Unë i thash ‘po’ dhe kur zbrita te Zogu i Zi, takova Xhensilën”, rrëfeu Besi.

Salla ka shpërthyer në të qeshura kur Besi i premtoi deputetit se nëqoftëse do të martohet sërish i ka borxh një nuse të cilin do t’ja gjej ai.

Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test