Na ndiqni

Mediale Vip

Në konfliktin mes Arbanës dhe Sellmës përfshihen edhe Fisniku, Valdrini e Adelina

Nga: Lajmi Më: 20 maj 2018 Në ora: 17:37
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme, anëtarja e PDK-së, Arbana Xhara dhe grimerja e njohur Sellma Kasumoviq janë përplasur ashpër me komente.

Ishte Arbana ajo e cila foli për thjeshtësinë e Dukeshës në dasmën e saj duke theksuar në veçanti se vajzat nuk kanë nevojë të shkojnë te Sellma për tu dukur bukur.

Mirëpo kësaj të fundit nuk i ka pëlqyer ky fakt dhe ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instastory ku ka përdorur fjalë të rënda kundrejt Xharës.

Në këtë konflikt janë përfshirë edhe deputeti i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili, stilisti Valdrin Sahiti dhe këngëtarja Adelina Ismaili.

Kujtojmë se Fisniku ka pasur edhe më parë debate të ashpra kundrejt Arbana Xharës, Valdrin Sahiti ka miqësi të afërt me Sellmën e Adelina Ismaili është kliente e saj, madje në klipin e fundit me të cilin edhe u rikthye, është rregulluar te Sellma.

Image

”Fitimtarët fokusohen në fitore. Dështakët, fokusohen në fitimtarët. Sigurohu që e ‘puthin’ tokën me buzëkuqin e Sellmas të vendosur dhe vazhdo ti mësosh se si ta ndjejnë bukurinë. Të dua, fitimtarja ime Sellma”.

Ndërsa këtu nisi debati i ashpër, Xhara- Kasumoviq:

Image
Lajmi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test