Na ndiqni

Mediale Vip

Jeni mësuar ta shihni bionde, por Rudina Magjistari bën namin me flokët e kuqe

Nga: Panorama Më: 7 maj 2018 Në ora: 15:21
Rudina Magjistar

Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo gjithashtu është edhe një nga femrat më të komentuara të showbiz-it si nga ana profesionale ashtu edhe për jetën e saj private.

Këtë herë Rudina komentohet për look-un e saj, duke qenë se prej vitesh ajo i ka qëndruar besnike flokut të verdhë dhe është shfaqur gjithmonë e kuruar në ekran.

Por më herët, moderatorja ka eksperimentuar me ngjyrat e flokut. Madje disa vite më parë ajo ka qenë kokëkuqe dhe shumë simpatike.

Ka qenë Bledi Strakosha ai që ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një foto të tij me Rudinën, ku kjo e fundit shfaqet me flokë të kuqe.

“E dua këtë foto”, shkruan Strakosha bashkëngjitur me fotografinë ku të dy janë duke qeshur, dhe moderatorja duket kaq e ëmbël.

Image
Panorama
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test