Na ndiqni

Mediale Vip

Carrey nuk është përgjegjës për vetëvrasjen e ish të dashurës

Nga: Mediat Shqiptare Më: 1 shkurt 2018 Në ora: 11:11
Jim Carrey me ish të dashurën e tij

Aktori Jim Carrey nuk do të përballet me gjykata për vetëvrasjen e ish të dashurës së tij, Cathriona White.

56-vjeçari pritej të dilte para gjykatës pasi ishte akuzuar nga nëna e White se ishte përgjegjës në vdekjen e saj, por këto akuza janë hedhur poshtë.

Brigid Sweetman dhe bashkëshorti i saj Mark Burton kishin akuzuar Carreyn se kishte transmetuar te ish e dashura e tij sëmundje dhe se i ka dhënë drogë kur ajo bëri vetëvrasje në shtatorin e vitit 2015.

Një zëdhënës i aktorit ka konfirmuar për “The Hollywood Reporter” se akuzat janë hedhur poshtë më 25 janar, derisa ka njoftuar se Carrey do të vazhdojë jetën e tij.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test