Na ndiqni

Maqedonia

Ligji për amnisti, pret nënshkrimin e Ivanovit

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 13:17
Gjorge Ivanov

Ligji për Amnisti sot është dorëzuar te kabineti i Kryetarit të Shtetit Gjorge Ivanov, ku pritet që ta nënshkruajë, theksojnë nga kabineti i Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi. Sipas informacioneve Ligji do të nënshkruhet në afat të shkurtër kohor.

Që kur Ligji për Amnisti u votua në Kuvend me 95 vota “për” dhe asnjë “kundër”, pasi që të nënshkruhet nga kryetari i Maqedonisë do të duhet të shpallet në Gazetën Zyrtare, ku nga ai moment do të hyjë në fuqi.

Të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit, sipas Ligjit posedojnë afat kohor prej 5 ditësh që të dorëzojnë kërkesat për amnisti. Pas kërkesave të dorëzuara nga të akuzuarit në afat kohor prej 5 ditësh do të vendos Gjykata, gjegjësisht Këshilli gjyqësor i cili e udhëheq këtë lëndë në krye me kryetaren Dobrila Kacarska dhe në konsultim me Prokuroren Publike e cila e ka ngritur akuzën Vilma Ruskovska.

Deputetët nga Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe Syrija Rushidi nuk e mbështetën Ligjin për amnsiti. Kryetari i ASh-së para votimit deklaroi se nuk ka paqe me kriminelët dhe se është e trupshme që ata janë në sallë dhe votojnë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test