Na ndiqni

Maqedonia

Gjykata e Apelit do të vendos për ankesat e Janakieskit dhe Bozhinovskit për masën e paraburgimit

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 09:09
Janakieski dhe Bozhonovski

Në seanca të ndara publike në Gjykatën e Apelit, avokatët e Mile Janakieskit dhe Kirill Bozhinovskit sot do të arsyetojnë ankesat e tyre, përmes së cilave kërkojnë shfuqizimin e masës së paraburgimit për klientët e tyre.

Janakieski dhe Bozhonovski u arrestuan më 14 nëntor me kërkesë të PSP-së, e cila dyshonte se ata kanë planifikuar të arratisen. PSP kërkesën e tyre e ka arsyetuar nga një kërkesë e Janakieskit që të falet nga presidenti Gjorge Ivanov, 

Avokatët e tyre theksojnë se ata janë paraburgosur pa mos ju mundësuar të dalin para gjykatës dhe shtuan se nuk janë ballafaquar me dëshmitë. Ata thonë se nuk ekziston kërkesë e tillë për presidentin Ivanov.

Ndërsa nga kabineti i presidentit e kanë mohuar një lajm të tillë, duke thënë se Ivanov është takuar me Mile Janakieskin ditën kur Gruevski njoftoi në Facebook se ndodhet në Hungari.

Ndërsa nga OBRM-PDUKM thonë se paraburgimi është bërë për qëllime politike.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test