Na ndiqni

Maqedonia

Oda e Mjekëve të Maqedonisë: MPB të sigurojë mbrojtjen e personelit mjekësor

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Oda e Mjekëve të Maqedonisë dënon fuqishëm incidentin në Klinikën për anestezi, rimëkëmbje dhe kujdes intensiv, ku në orët e mëngjesit është sulmuar një motër medicinale në mënyrë fizike dhe verbale, e cila ka punuan në këtë shtëpi shëndetësore ku trajtohen pacientët më të sëmurë.

Dhoma ndan dhimbjen ma familjarët e pacientit i cili ka vdekur, por gjithashtu në këtë rast shprehet qartë se dënon çdo dhunë ndaj personelit mjekësor të cilët çdo ditë luftojnë për jetën e pacientëve, veçanërisht kur është fjala për pacientët që janë në gjendje të rëndë dhe rrezik për jetë.

Për këtë arsye, Oda e Mjekëve si nënshkruese e Deklaratës për ndalimin e dhunës në shëndetësi, anëtare e ZEVA-s, një shoqatë bashkuar nga 17 Odat nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, mbështet njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë që së shpejti në bashkëpunim me Ministria e Brendshme do të ofrojë ndihmë dhe mbrojtje nga policia.

Në kuadër të Deklaratës “Stop dhunës kundër mjekëve të mjekësisë, stomatologjisë, farmacistëve, infermierëve, teknikëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë të shëndetësisë, në nivel kombëtar është e nënshkruar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, Oda e Dentistve dhe Farmacisë, si dhe Ministri i Shëndetësisë dhe kryetarja e Shoqatës së Infermierëve, Teknikëve dhe Akusherisë të Republikës së Maqedonisë.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test