Na ndiqni

Maqedonia

Dimitrov: Maqedonia në vitin 2019 do t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në BE

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 17:32
Nikolla Dimitrov

Shkupi pret që bisedimet për anëtarësim në BE të fillojnë në fund të vitit 2019, duke pasur parasysh përparimin e në lidhje me kontestin për emrin me Athinën, tha ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në intervistë për “Tagespigel” gjatë një vizite në Berlin.

Dimitrov gjithashtu realizoi takim me homologun e tij gjerman, Heiko Maas.

“Duke pasur parasysh progresin tonë, ne presim të arrijmë një konsensus midis vendeve anëtare të BE-së për fillimin e bisedimeve për anëtarësim”, tha Dimitrovi për Tegespigel. Ai shtoi se “qëllimi ynë përfundimtar nuk është vetëm të bashkohemi me BE-në as që të bëhemi anëtare, por të përdorim procesin e anëtarësimit për të evropianizuar”, tha Dimitrov.

Vendet anëtare të BE do të vendosin në qershorin e ardhshëm nëse do të fillojnë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Komisioni i BE-së është i angazhuar për të stabilizuar më tej Ballkanin Perëndimor dhe për të luftuar rritjetn e ndikimit të Rusisë, Turqisë dhe Kinës në rajon. BE po negocion për anëtarësimin e Serbisë, Malit të Zi që nga fillimi i dekadës.

Dimtirov gjithashtu tha se shumica parlamentare do të qëndrojë stabile para finalizimit të votimit për ndryshimet kushtetuese.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test