Na ndiqni

Maqedonia

Byrnes nominohet për ta trashëguar Bailyn në Maqedoni

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 17:09
Kate Marie Byrnes

Ambasadori aktual i SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily e ka shpërndarë lajmin në Twitter se Kate Marie Byrnes është nominuar për ta trashëguar atë në pozitën e ambasadorit, pas vendimit të Presidentit Donalt Trump.

Ajo është nga Florida dhe është diplomate karriere dhe për momentin është duke shërbyer në Athinë, në të njejtën pozitë që do ta ketë në Maqedoni.

Byrnes i përfaqëson SHBA-të edhe në misionin e OSBE-së në Vienë të Austrisë.

Ambasadorja e ardhshme e SHBA-ve në Maqedoni e flet gjuhën spanjolle, hungareze dhe turke, përveç gjuhës amtare, anglishtes.

Nuk dihet kur do të bëhet ndryshimi.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test