Na ndiqni

Maqedonia

Ndalohet në kufi ekstremisti grek

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 09:26
Babis-Harallambos Karathanos.

Qindra qytetarë grekë kanë hyrë në Shqipëri në orët e fundit.

Ata janë duke ardhur për të marrë pjesë në varrimin e ekstremistit grek, Kostandinos Kaçifas që u vra në përpjekje me RENEA-n.

Po ashtu Shqipëria ka forcuar kontrollet në kufi duke ndaluar çdo gjë provokuese.

Gjithashtu janë ndaluar edhe persona që mund të shkaktojnë probleme.

E njëri prej tyre është edhe ekstremisti grek Babis-Harallambos Karathanos.

Por kush është Harallambos?

Ai ka lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli.

Babis nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA - (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit).

Babis-Harallambos Karathanos ka qenë ish-deputet i partisë Demokracia e Re, më tej i partisë ekstremiste të djathtë greke, LAOS.

Harallambos është i njohur në Shqipëri, pasi ka marrë pjesë në disa aktivitete në vitet e fundit me minoritetin grek.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test