Na ndiqni

Maqedonia

Zgjedhjet, test për partitë dhe procesin euro-integrues

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 15:17
Ilustrim

Zgjedhjet lokale të së dielës vlerësohen si testi më i rëndësishëm për proceset demokratike në Maqedoni, pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar dhe formimit të Qeverisë së re, katër muaj më vonë, me çka edhe u mbyll kriza e gjatë politike në vend.

Mbarëvajtja e procesit zgjedhor, sipas njohësve të çështjeve politike, në radhë të parë shihet si barometër nëse institucionet janë konsoliduar pas krizës së rëndë për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë, para por edhe gjatë fushatës zgjedhore kanë qenë të qartë në thirrjet e tyre, se zgjedhjet e 15 tetorit duhet të jenë shumë më të mira se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në dhjetor.

“Maqedonisë, si asnjëherë më parë i duhen zgjedhje të atilla që do të dëshmonin se Maqedonia është e gatshme të jetë kandidate për anëtarësim, të nisë bisedimet, të bëhet anëtare e NATO-s e kështu me radhë. Pra, as që duhet të mendojmë, e lëre më të ndodhin parregullsi në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, i cili duhet të jetë në përputhje të plotë me të gjitha kërkesat dhe rekomandimet e bashkësisë ndërkombëtare".

"Këtë duhet ta mundësojnë KSHZ-ja, MPB-ja, por edhe çdo shtetas, që të dëshmojmë se jemi të përcaktuar në rrugën tonë për në familjen e shteteve me demokraci të zhvilluar”, thotë Nikolla Dujoski, profesor i sistemit politik në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup.

Zgjedhjet lokale më 15 tetor do të zhvillohen në 80 komuna dhe Shkupin, si njësi e veçantë e pushtetit lokal me dhjetë komuna brenda tij, por me kompetenca të kufizuara. Në garë për drejtimin e këtyre komunave janë 19 parti politike dhe koalicione të ndryshme përfshirë edhe kandidatët e pavarur.

Të drejtë vote në zgjedhjet e së dielës kanë rreth 1.8 milion qytetarë, ndërsa procesi zgjedhor do të mbikëqyret nga rreth 5 mijë vëzhgues vendor dhe rreth 400 të huaj.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test