Na ndiqni

Maqedonia

Tërmet i fuqishëm nga Shqipëria, dridh edhe Maqedoninë

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 00:43
Ilustrim

Tërmet me fuqi prej 3,6 ballë sipas Rihterit u regjistrua pasdite në ora 17:10 në Shqipëri.

Lëkundja ka qenë në thellësi prej dy kilometrave, ndërsa epiqendra është në gjashtë kilometra nga Elbasani.

Tërmeti është ndjerë në Tiranë, Prenjas, Librazhd dhe pjesë tjera nga Shqipëria qendrore.

Përveç shqetësimit të qytetarëve, nuk ka informata për dëm të shkaktuar material. Për shkak të afërsisë, tërmeti me intensitet më të dobët është ndjerë edhe në Dibër dhe Strugë.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit kjo ka qenë lëkundja e pestë e regjistruar në Shqipëri. Katër dridhjet e para kanë qenë me intensitet prej 2 deri 3,1 ballë sipas Rihterit dhe me epiqendër në afërsi të Tiranës, Sarandës, Durrësit dhe Burrelit.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test