Na ndiqni

Maqedonia

Teleferiku në Vodno do të punojë për festën e Shën Mërisë së Madhe

Nga: Koha.mk Më: 23 gusht 2018 Në ora: 19:22
Ilustrim

Teleferiku në Vodno me iniciativë të qytetarëve në datën 28 (e martë) që është ditë jo pune për shkak të festës fetare “Shën Mëria e Madhe” do të punojë me orar pune të zakonshëm edhe pse është e martja e fundit e muajit kur bëhet servisi i rregullt i objektit. Servisi i rregullt do të bëhet më 29 gusht (e mërkurë) dhe atë ditë Teleferiku nuk do të punojë.

Autobusët e linjës 25 (Qendra transportuese – Vodno e Mesme), 25A (Stacioni i vjetër hekurudhor – Vodno e Mesme) dhe 25B (Shtëpia e shtypit – Vodno e mesme) do të qarkullojnë me itinerar të rregullt javor, ndërsa transporti për të gjithë udhëtarët do të jetë falas sipas vendimit të Këshillit të Qytetit të Shkupit për transport falas këtë javë në ato linja për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test