Na ndiqni

Maqedonia

Xhamia në lagjen e Tophanes u premtua shumë herë, por pritet të mbarojë në vitin 2021

Nga: Portalb Më: 13 maj 2018 Në ora: 20:50
Xhamia në lagjen e Tophanes

Banorët në lagjen e Tophanës as këtë vit nuk do të falen në xhaminë e shumë premtuar, projekt për të cilin përgjegjësinë e ka marrë BFI-ja e Turqisë me miratimin e komunës së Çairit. Pavarësisht faktit se shumë herë me radhë këta banorë kanë marrë premtime për ndërtimin e kësaj xhamie ata vazhdojnë që ritet fetare ti kryejnë në një xhami të improvizuar.

Nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë japin afat të ri, gjegjësisht thonë se deri në 3 vjet do të mbarojnë punimet, ndërsa për zvarritjen e deritanishme të punimeve nga BFI arsyetohen me probleme teknike.

Xhamia, sipas planit do të jetë me katër minare dhe përveç faltores do të përfshijë edhe një qendër edukativo-shkencore, amfiteatër dhe hapësirë për lexim, për studentët e teologjisë.

Ndryshe fillimi i punimeve për ndërtimin e xhamisë është paralajmëruar katër herë më parë, gjegjësisht që nga qershori viitit 2016.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test