Na ndiqni

Maqedonia

Aliti: Konflikti në heshtje, sfidë për Ballkanin

Më: 24 prill 2018 Në ora: 12:53
Faton Aliti

Bullgaria, Greqia, Shqipëria, Kroacia janë shtete të cilat si anëtare të Nato-s nuk kanë sfida të llojit të sigurisë . Vendet të cilat kanë sfida të tilla janë Maqedonia, Kosova në veriun e saj dhe në veçanti Bosnja e cila kam bindjen se është një konflikt në heshtje, kështu vlerëson analisti politik Faton Aliti.

"Është e rëndësishme që në cilado analiza apo deklarata të zyrtarëve të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë të potencohet se flitet për rajonin e Ballkanit perëndimorë.  Për arsye se në Ballkan janë edhe Bullgaria, Greqia, Shqipëria, Kroacia e të tjerë, dhe këto janë shtete të cilat si anëtate të Nato-s nuk kanë sfida të llojit të sigurisë . Vendet të cilat kanë sfida të tilla janë Maqedonia, Kosova në veriun e saj dhe në veçanti Bosnja e cila kam bindjen se është një konflikt në heshtje", thotë për Zhurnal, Faton Aliti, analist politik.

Sipas tij, vet fakti se faktorët ndërkombëtarë e kanë kthyer vëmendjen dhe potencialin e tyre në drejtim të integrimit të këtyre shteteve në instancat euroatlantike, flet shumë për potencialin destabilizuaes që ka mosintegrimi i tyre.

"Nga këtu mendoj se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit perëndimorë në BE dhe posaçërisht në NATO, do të rezultojë me një stabilitet afatgjatë. Kjo edhe për faktin se në atë rast do të shuhen ambiciet dhe shpresat e strukturave që preferojnë afrimin ndaj organizatave tjera ndërkombëtare jasht NATO-s dhe BE-së", thekson Aliti.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test