Na ndiqni

Maqedonia

Ivanov: Vendimi për dëbimin e diplomatit rus, vendim i përshpejtuar

Më: 27 mars 2018 Në ora: 14:53
Kabineti i presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov

Kabineti i presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dalur me reagim për ngjarjet e fundit në lidhje me dëbimin e diplomatit rus nga Maqedonia.

Nga kabineti i tij, thonë se Maqedonia si vend kandidat për anëtarësim në BE, e ndjek me kujdes politikën dhe vendimet e saj.

“Duke pasur parasysh se vendimet për dëbimin e diplomatëve rus nuk paraqesin qëndrim të të gjithë vendeve anëtare të BE-së, por bëhet fjalë për vendime individuale të vendeve anëtare, presidenti Ivanov thekson se vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë është i përshpejtuar”, thonë nga kabineti i Ivanovit.

Në njoftim më tej thuhet se presidenti Ivanov bën thirrje për përmbajtje në politikën e jashtme, që të parandalohet dëmtimi i qëllimeve strategjike të Maqedonisë.

Përndryshe, gjatë ditës së djeshme në solidarizim me Britaninë e Madhe, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë solli vendim që të dëbojë një diplomat rus nga vendi.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test