Na ndiqni

Maqedonia

Konflikti i interesit dhe nepotizmi "sëmundje" nga të cilat vuan Maqedonia

Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:35
Ilustrim

Konflikti i interesave dhe nepotizmi janë "sëmundje" që kanë kapluar çdo shtet demokratik, këtë "sëmundje" e ka edhe Republika e Maqedonisë, prandaj sipas njohësve të zhvillimeve politike vendi duhet ti shmanget këtij lloj konflikti.  

"Konflikti i interesave është një parim që e ka në rregullativën e vet çdo shtet demokratik, e kemi edhe ne, prandaj duhet të shmanget ky lloj konflikti për bartësit e kompetencave publike", thotë për Zhurnal, Daut Dauti, analist.

Nga ana tjetër politikani, Faton Aliti thekson se nepotizmi është ndër shkaqet kryesorie, nëse jo më kryesori për ngecjen në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve.

"Fatkeqësisht, është bërë normale që njerëzit në pushtet të ndikojnë në punisimin apo emërimin e anëtarëve të familjes dhe farefisit. Por gjithashtu është shumë i theksuar edhe nepotizmi në bazë të përkatësisë politike apo rajonale. Ky lloj nepotizmi bën që në partitë tona politike të ndërtohen kulte reth një apo dy figurave politike (më së shpeshti Kryetari i Partisë) dhe ky proces pastaj rezulton edhe me dështimin e politikave shtetformuese dhe shtetkonsoliduese në përgjithësi", thotë për Zhurnal, Faton Aliti, politikan.

Sipas tij, derisa kritere kryesore për punësim apo emërim janë përkatësia familjare, politike dhe rajonale, në vend të përgatitjes dhe përvojës profesionale, ska mundësi që të ndërtojmë institucione të mirëfillta.

Ndërsa, gazetari dhe opinionisti Naser Pajaziti vlerëson se ky problem edhe sot është kancer i përhapur në sistemin shtetëror. 

"Edhe Qeveria e re si dhe komunat po vazhdojnë me avazin e njejtë, ku familjarët e afërt janë në listat prioritare për punësim. Ne jemi dëshmitarë se si djali punësohet në një komunë ku nëna e tij është këshilltare, pastaj kryetari i komunës punësoi gruan si mësuese që në ditët e para të qeverisjes dhe shumë raste eklatante. është evidente se nga ministra e funksionarë të tjerë të lartë si bashkëpunëtor më të afërt punësojnë njerëzit e tyre të afërm që kanë ndonjë lidhje të afërt", vlerësoi për Zhurnal, Naser Pajaziti, gazetar dhe opinionist.

E gjithë kjo, shton ai mëtej, bëhet për të përforcuar pozitat dhe për të pasur nën kontroll pushtetin e tyre. 

"Ky pozicionim i siguron komoditet dhe mundësi për të malverzuar apo për benefite që i ofron pushteti. Derisa nuk kemi transparencë dhe luftë serioze për luftimin e kësaj dukurie, sistemi shtetëror do të jetë peng i konfliktit të interesave", nënvizoi Pajaziti.

Ndërkaq, Hasim Murtezani konsideron se korrupcioni, nepotizmi dhe konflikti i interesave janë "sëmundjet" e rënda që kanë prekur sistemin e shtetit vite të tëra dhe kanë sjellur situatën që sot administrata shtetërore të jetë joproduktive e  dembeluar dhe e stërngarkuar me dhjetëra mijë punësime më shumë se sa ka nevoj reale. 

"Sot ke njerëz partiak dhe në sistemin shtetërorë që me fakultet krejtësisht joadekuate punojnë aty ku nuk e kanë vendin dhe pastaj e gjith kjo krijon huti, vonesa joprofesionalizëm dhe pakënaqësi tek popullata nga shërbimet që presin! Këto anomali që të përmisohen kërkohen dy reforma: E para risistemim të njerëzve në vende adekuate të punës duke i'u mundësuar të njëjtve trajnime të ndryshme sipas shkollimit që posedojnë dhe e dyta zvoglimin e numrit të lartë të tepricës së nënpunsëve duke i shpërndarë ata në institucione dhe organe ku niveli i vëllimit të punës është më i madh", konstaton në deklaratën e tij për Zhurnal, Hasim Murtezani, analist. 

Mekanizmi i luftës kundër nepotizmit, shprehet mëtej ai, është pikërishtë vendosja e kritereve të "rënda" konkuruese me një përbërje të komisioneve intervistuese ku matja e performansave të kandidatit për aplikim pune do bëhet pa asnjë lloj ndikimi nga jashtë dhe brenda.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test