Na ndiqni

Maqedonia

Demiri: Kongresi i BESËS do të mbahet më 24 shkurt

Nga: Medial.mk Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 23:46
Abdush Demiri

Lëvizja BESA, krahu i Bilall Kasamit ka rikonfirmuar qëndrimin se Kongresi i parë i partisë do të mbahet më 24 shkurt në “Holiday Inn” në Shkup.

“Këtë vendim e kemi marrë bashkërisht të gjithë, përfshirë këtu edhe grupin e vogël të pakënaqurve që sot çuditërisht dalin me njoftime për të manipuluar opinionin për ndonjë datë tjetër. Kjo edhe njëherë dëshmon se ai grup i vogël janë mësuar që mos respektojnë organet dhe statutin e partisë. Pasi që në opinion po qarkullojnë edhe zëra për atë se ata do të formojnë parti të re politike, ne i urojmë sukses por i apelojmë që mos manipulojnë me anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes BESA”, ka thënë Abdush Demiri.

“Dyert tona janë të hapura, të gjithë të cilët janë të interesuar të vazhdojnë rrugëtimin politik në Lëvizjen BESA janë të mirëseardhur, pasi që edhe disa ditë rrumbullakohet procesi i formimit të Këshillave Komunale, ne i apelojmë që të kyçen në procesin e mbajtjes të Kongresit më 24 shkurt”, ka shtuar Demiri nga BESA.

Medial.mk
Komentet
Sondazh A do të bëhet Kosova me ushtri në 2018-tën?
test