Na ndiqni

Life style

Kur jeni në lidhje serioze nuk duhet të heshtni!

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Edhe meshkujt, edhe femrat, njësoj bëjnë gabime kur heshtin për ato gjërat që u pengojnë. Ndodh kështu për shkak që e dashurojnë partnerin dhe nuk dëshirojnë ta lëndojnë, mirëpo efekti është krejtësisht i kundërt.

Nëse dikë dëshironi ta kurseni nga mendimet tuaja të vërteta, nuk do të thotë se nuk duhet t’ia thoni të vërtetën.

Nuk ka lidhje në të cilën nuk ka tronditje, luhatje, ngritje dhe rënie, madje ndonjëherë edhe grindje, pra nuk ka vetëm marrëdhënie të qeta dhe harmoni të përhershme. Mirëpo është e mundshme të ecet në drejtim të ideales dhe të krijohet jetë kualitative e përbashkët.

Prandaj, është mirë që problemi të zgjidhet menjëherë para se të shndërrohet në konflikt. Ndodh që brenda një marrëdhënieje të ndryshohen një sërë ndjenjash dhe gjendjesh për të cilat as që ju ka shkuar mendja ndonjëherë që do të mund t’i përjetonit, andaj edhe në njëfarë mënyre edhe kapeni të papërgatitur.

Dhe, në tërë spektrin e përvojave më të këqijat janë konfliktet për të cilat mund të jeni pak apo shumë të papërgatitur.

Ikja nga konflikti është njësoj i keq si edhe shkaktimi i tij, sepse më së shpeshti shndërrohet në heshtjen e gjërave të pazgjidhura për shkak të frikës nga reagimi i partnerit. Kështu do të bëjnë njerëzit që kam pak vetëbesim, duke mos e ditur që me heshtjen e pakënaqësinë mundësojnë që ajo të grumbullohet.

Pakënaqësitë janë pjesë e pandashme e jetës, mirëpo ndërtimi i marrëdhënieve është shkathtësi e cila mund të mësohet. Prandaj është me rëndësi që sa më parë të ndryshohet mënyra me të cilën ballafaqoheni me problemet në mënyrë që t’ia bëni të mundshme lidhjes suaj që të zhvillohet në drejtimin e duhur.

Kur grindeni me partnerin, zakonisht e akuzoni për diçka, mirëpo pasi grindja nuk ndihmon, gjërat grumbullohen dhe frustrohen.

Mirëpo, problemet mund të jenë rruga drejt një lidhjeje më të mirë dhe më të fuqishme, nëse dini t’i përjetoni pa tronditje dhe pa grindje të tepërta. Dhe, nuk do të gaboni nëse vazhdimisht keni në mendje vetëm një qëllim – marrëdhënie të sinqertë dhe besnike me partnerin.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test