Na ndiqni

Life style

Maska për flokët pas kthimit nga plazhi

Nga: Mediat Shqiptare Më: 6 shtator 2018 Në ora: 08:47
Ilustrim

Jeni kthyer nga pushimet dhe flokët nuk i keni në ditët më të mira të mundshme, pasi i ka humbur shkëlqimi, janë ashpërsuar dhe majat janë djegur?

Ka një maskë shtëpiake tepër efektive që jep rezultat që në aplikimin e parë. Bëhet fjalë për maskën me vaj ulliri dhe të verdhë veze.

E pasur me proteina, vitamina dhe acide yndyrore, e verdha e vezës i bën flokët të butë dhe shumë të shëndetshëm.

Njëkohësisht, ndihmon shumë edhe në rritjen e tyre.

Vitaminat A, D, E ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve, ndërsa vitamina D ndihmon në rritjen e tyre.

Vaji i ullirit gjithashtu i forcon dhe i zbut flokët, duke e bërë këtë përzierje ideale, sidomos për flokët e thatë apo të dëmtuar.

Përgatitja:

Përzieni dy të verdha vezësh me dy lugë vaj ulliri, pastaj e holloni përzierjen me një gjysmë gote ujë.

Të gjithë masën, pasi ta keni përzier mirë, përhapeni në lëkurën e kokës duke e masazhuar.

Mbajeni për afro 15-20 minuta dhe pastaj shpëlani flokët si zakonisht. Maska rekomandohet të aplikohet një herë në dy javë, 1-2 herë çdo muaj.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test