Na ndiqni

Life style

8 mënyra si flokët t’ju ngjajnë më të dendur

Nga: shekulli Më: 3 mars 2018 Në ora: 09:20
Ilustrim

Të gjithë duam flokë të bukur dhe të shëndetshëm, të dendur dhe që ngjajnë më të plotë, por shpesh herë kjo nuk varet nga ne. Gjithsesi ajo që mund të bëjmë është të përdorim disa truke që flokët tanë të duken më të dendur.

Drejtimi me strategji

“Po t’i shtrish shpesh flokët mund të duken edhe më të rrallë”, thonë specialistët. “Duhet të kesh një baraspeshim të mirë në flokë, ata duhet të rëndojnë në fund dhe të jenë të lehtë në rrënjë. Majat në fund priti drejt që të japin iluzionin e flokëve më të dendur.”

Zgjedhja e shampos dhe e balsamit të duhur

Specialistët këshillojnë të fillosh me produkte me efekt volimizues. “Ata rrisin volumin pa e bërë flokun të rëndojë,” thonë ata.

Përdorimi shampos së thatë

Është një produkt që gjendet në treg tashmë, në formë shkume. “Kur përdoret në skalp dhe masazhohet në gjithë flokët jep një ndjesi shkrifërimi dhe shton volumin në rrënjë”, thonë parukierët.

Përdorimi i bigudinave

Bigudinat ua shtojnë volumin flokëve me valët që krijojnë derisa t’i lash përsëri.

Përdorimi i  locioneve dendësuese

“Ka disa polimere dendësues që ngjiten me flokët dhe ndihmojnë për ta dendësuar përkohësisht”, zbulojnë sekrete parukierët.

Tharja me kujdes

“Thaji flokët në drejtim të kundërt me atë rritjes pra poshtë lart,” këshillojnë  specialistët. Kjo I jep më shumë volum sesa po ta drejtosh grykën e tharëses në atë drejtim apo kah që rriten flokët.

Jo surume, jo balsam pa shpëlarje

“Pas tharjes me tharëse, mos përdor balsam, serume shkëlqyes dhe produkte të tjerë stilues që vetëm sa do i japin rëndesë flokut”. Përdor solucione që japin volum, në formë pudre, në vend të tyre. “Ky produkt nuk jep rëndesë dhe është pudër që lëngëzohet sapo aplikohet, duke e lejuar flokun ta thithë menjëherë”, thonë parukierët.

Truk i “modës së vjetër”

Me delikatesë shpupuris pak flokët në rrënjë dhe spruco me llak që volume të qëndrojë”. Lëmoje sipërfaqen me një furçë që flokët të duken të krehur.

shekulli
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test