Na ndiqni

Libra

Botohet në frëngjisht libri me tregime i shkrimtarit Ylljet Aliçka “Tregime të dikurshme”

Nga: Mediat Shqiptare Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 14:07
Kopertina e librit

Një tjetër libër me tregime i shkrimtarit të njohur shqiptar, Ylljet Aliçka, “Tregime të dikurshme”, sapo është botuar në frëngjisht nga Shtëpia Botuese “Pyramidion et Chapitre douze”.

Ylljet Aliçka, tashmë është një zë i rëndësishëm në letërsinë bashkëkohore shqipe dhe jehona e emrit dhe veprave të tij po ndihet edhe jashtë Shqipërisë. Ky është libri i tretë që botohet në Francë dhe që pason atë me tregime “Parullat me gurë” (botuar në shqip nga Botimet Toena).

Botuesi i librit, ndër të tjera shkruan:

“... Me këtë vëllim të ri Ylljet Alicka na zbulon çaste nga jeta e përditshme,  ardhur nga një Shqipëri  që kërkon të  shkëpusë  lidhjet e saja shpirtërore e politike me komunizmin. Një model  i përsosur humori e sarkazmi, të një populli  që ballafaqohet  thuajse përditë me absurdin.”

Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test