Na ndiqni

Libra

Kushtuar shkrimtarit të botës shqiptare Rifat Kukaj...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 09:50
Kryesi e manifestimit të pesë letrar “Vjeshta dhe vargjet” që u mbajte në Komoran

Në kujtim të shkrimtarit tonë të botës shqiptare Asociacioni letrar dhe artisteve të “Art klubit “Rifat Kukaj” në  Komoran mbajti  Manifestimi letrar “Vjeshta dhe vargjet” - ku Çmimi special për vepër jetësore në krijimtari ,,Rifat Kukaj” iu nda poetit Adem Gashi. U ndanë edhe tri çmime tjera për poezitë më të mira të paraqitur në konkursin letrar si dhe çmimi motivues për të rinj ,,Iljaz Prokshi”.

Në kujtim të shkrimtarit tonë të mirënjohur të botës shqiptare Asociacioni Letrar dhe Artisteve të “Art klubit “Rifat Kukaj” në lokalet e restorant  “Lumi” në Komoran të Drenasit  në pranin e dashamireve të fjalës së shkruar dhe qytetareve të tjerë  organizoi  mbajtjen e  Manifestimi letrar “Vjeshta dhe vargjet” në kujtim të shkrimtarit tonë Rifat Kukaj. Pas antonimit të himnit të manifestimit që është kënga ,,Baresha" me tekst të Rifat Kukajt, kryetari i Art Club ,,Rifat Kukaj"  Izet Abdyli,  në mes tjerash tha : Para pesë viteve ne një grup miqsh të letrave shqipe në komunën e Drenasit e filluam  idenë  për të formuar një Asociacion të letrarëve e artistëve e cila më vonë u formësua si iniciativë. Dhe erdhi dita kur mbase qëllimisht apo koincidoi që më katërmbëdhjetë shkurt - ditën e të dashuruarve ta kurorëzojmë me një aktivitet letrar promovues  të themelimit të Art Club ,,Rifat Kukaj", Ky ishte fillimi, pastaj në vjeshtën e atij viti erdhi manifestimi i parë letrar ,,Vjeshta dhe Vargjet" në kujtim të shkrimtarit tonë Rifat Kukaj. Me pak vështirësi, sidomos të mungese të mjeteve financiare të cilat do të mundësoni rrugëtimi tonë të mëtutjeshme tha në vazhdim të fjalës së ti Izet Avdyli.. Para tri viteve e filluam edhe një manifestim tjetër me pretendimin te jete tradicional.

Image
Çmimi special për vepër jetësore në krijimtarin - ,,Rifat Kukaj" iu nda shkrimtarit tonë të mirënjohur Adem Gashit

Është fjala për Festivalin e poezisë Guri Plakës për krijuesit mërgimtar. Organizuam pastaj përurime librash e shënime përvjetorësh për Shotë Galicën. Fazli Greiqevcin e të tjera aktivitete  klubit u zgjerua edhe në fushën e botimeve ku u botuan libra në zhanrin e poezisë, prozës, eseistikes, publicistikës e të tjera. Numri i botimeve tani arrin në tridhjetë katër, por vlen të veçohet me këtë rast botimi i kompletit të veprave të poetit Fazli Greiqevci . Ëndërr jona  tha në vazhdim Avdyli është  botimi i kompletit të veprave të Rifat Kukajt, shpresojmë se edhe kësaj ideja do ti dalim të realizojmë në jetë dhe vepër. Në fund nga ky manifestim u dërguan  falënderime të shumta në adrese të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe  Sporteve të Kosovës për mbështetjen financiare që i  ka ofrua këtij manifestimi. Pas kësaj shkrimtari Halil Xani foli për krijimtarinë e shkrimtarit Rifat Kukaj dhe në të njëjtën kohë e shpalli të hapur ekspozitën  kushtua  veprave të shkrimtarit Rifat Kukaj, e cila zgjoi interesim të madh të pranishmëve dhe të vizitoreve të tjerë. Me mjaft interes u përcoll edhe tryeza letrare për krijimtarinë letrare të shkrimtarit Adem Gashi për të cilën folën: Rifat Ismajli, Emin Z. Emini dhe Bedri Tahiri të cilët çmuan lart krijimtarinë letrare të Gashit, duke e cilësuar ate si njërin ndër poetet më të mirë të Kosovës. Ndërkaq Majlin Sinani deklamoi poezitë e poetit Gashi. Në vazhdim Mustafë Hoxha prezantoi botimet e këtij viti të Art Clubit të autorëve: Izet Abdyli, Halil Xani e Rrahim Sadiku. Manifestimi vazhdoi me orën poetike ,,Rifat Kukaj”, ku u lexuan poezitë e dërguara me shifër në konkursin letrar. Pas deklamimit të poezive, juria në përbërje: Sali Bashota, Nexhat Rexha e Nexhmije Kastrati, pas vlerësimit të poezive ndanë këto çmime: Çmimi i parë i takoi poezisë  me shifrën “Arbëria e vogël" të autorit Hajdin Morina, çmimi i dytë u nda për poezinë Kuteli e tha herët një fjalë ar shifra ,,Gjaku gjakon" me autor Rrahim M.Sadiku, dhe çmimi tretë poezia Kumt me shifrën ,,Shpend Sokoli i Sokol Shpendit" me autor Ramë Oraca. U nda edhe çmimi motivues për të rinj ,,Iljaz Prokshi" të cilin e fitoi poezia Tre e mëngjesit me shifër ,,Stina e pestë të autores Marigona Kelmendi. Në fund u nda edhe çmimi special për vepër jetësore në krijimtari ,,Rifat Kukaj" shkrimtarit Adem Gashi. Në shenjë falënderimi për kontributin dhënë këtij manifestimi u ndanë mirënjohje nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit për Migjen Kukajn - djalit të shkrimtarit Rifat Kukaj.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test