Na ndiqni

Libra

“Psycho” edhe për homoseksualët

Nga: Ilir Muharremi Më: 27 shtator 2018 Në ora: 12:41
Kopertina

Të jesh homoseksual në shtetin tonë nuk është aq e lehtë. Romani psiko-triler “Psycho” i Ilir Muharremit rrëfen edhe për homoseksualët të cilët paraqiten si viktimë e psikopatëve të ndryshëm. Personazhi kryesor i romanit shtiret si homoseksual me qëllim t’i nxitë, t’i afron në banesën e tij, t’i vras e më pastaj të ushqehet me mishin e tyre. Në vazhdim po ju sjellim një fragment nga kjo pjesë:

“Më herët viktimën e parë dhe të dytën i mashtrova ngaqë u shtira si homoseksual. Pasi u njoha në internet me viktimën e parë, dolëm në kafe, lozja mirë rolin e homoseksualit, por më parë e vërejta se viktima ishte homoseksual, dhe homot nuk ekspozohen në qytetin tonë. E binda dhe e drejtova në shtëpinë time. Doja kinse të vrisja veten në prani të tij dhe kinse me pahir revolja shkrepi në gjoksin e tij. E copëtova, çdo ditë skuqja mishin e tij dhe e haja me qejf. Arsyeja e thjeshtë është ajo se çfarë më shtyri të haja mish njeriu. Thjeshtë kisha kuriozitet të provoja se si ishte shija e mishit të njeriut. Nuk kam ndonjë qëllim tjetër. Shumë shpesh edhe xhiroja veten teksa luaja monologë në sy të viktimave. Viktimën e parë e obligova të zhvishej dhe të hynte në vaskë, më pas e vrava me pahir. Doja që në sy të tyre të isha i pafajshëm. Kurrë e vrava e ktheva përmbys, mbusha vaskën me ujë të ngrohtë të shkrifej kufoma, më pas fillova ta presë në copa të vogla dhe e skuqa në tigan. Kur e skuq mishin e njeriut i shtoj domate, vaj ulliri. Viktimat e mia gjithmonë janë homoseksualë, edhe ky ishte homo, por nuk e shfaqte shumë. Andaj, edhe ka pranuar të rri te unë. Këto vrasje pak mësohen, sepse homoseksualët dhe lidhjet e tyre pak janë të ditura te ne...”

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test