Na ndiqni

Libra

Libër që ndriçon kontributin e krerëve të Ballit Kombëtar...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 14 shtator 2018 Në ora: 11:22
Ballina e librit me të ri me titull “Një shtizë dielli mbi atdheun”

Librit i Zyba Hyses kushtua Isuf Luzaj është një arsenal të luftëtarit, të patriotit, të atdhetarit, të politikanit, të filozofit, të shkencëtarit, të poetit, të ideatorit, jo vetëm të kombit, por edhe të popujve të botës, që i ndrit jo vetëm Shqipërinë  dhe shqiptaret e Shqipërisë, por edhe shqiptarët Amerikës dhe të mbarë botës kudo që janë!

Në fjalën e tij kushtua  këtij tubimi dhe promovimit të botimeve të reja para dashamireve të shumtë të librit Faik Xhani në mes tjerash tha:”Të  nderuara pjesëmarrës ndjehem shumë i nderuar dhe i vlerësuar për faktin që më jepet mundësia të flas për një libër voluminoz prej treqind e dyzet e tri faqesh të autores së mirënjohur - Zyba Hysa e cila  me këtë libër, po na hape veshët dhe sytë e cila na solli në memorien kombëtare figurën  mirënjohur  Isuf Luzajn me gjithë arsenalin e tij të luftëtarit, të patriotit e të atdhetarit të spikatur, të politikanit, filozofit, të shkencëtarit, të poetit, të ideatorit të vëllazërimit, jo vetëm të kombit, por edhe të popujve të botës, që i ndrit jo vetëm Shqipërinë  dhe shqiptaret e Shqipërisë, por edhe shqiptarët Amerikës dhe të mbarë botës kudo që janë! Sipërmarrja juaj, e nderuar Zyba, sa e vështirë aq dhe delikate është për tu admiruar. Jam i bindur se libri që kemi sot në dorë, është një hulumtim sfide e madhe e arritur me një impenjim dhe këmbëngulje të madhe, me vullnet dhe dashamirësi, me seriozitetin e duhur dhe me guximin e një intelektualeje të vërtetë shqiptare që aspiron e kontribuon për t’i dhënë lexuesit, popullit dhe vendit të vet më të mirën e mundshme. Dhe vërtet ke bërë shumë, ke bërë atë që e ka zor ta bëjë edhe një akademik. Ju sot shkundët pluhurin e harresës, u dhatë fund shumë hamendjeve dhe akuzave të pabazuara si dhe dritësuat me penelatën tuaj të imët figurën emblematike, personalitetin e shquar të kombit shqiptar, mandej edhe me përmasa ndërkombëtare Isuf Luzajn. E rëndësishme është se libri megjithëse është i vonuar ka ardhur në kohën e duhur, në një kohë kur shpesh vlerat i mbulon pluhuri, por dhe llumi  e Isuf Luzajn me gjithë arsenalin e tij të luftëtarit, të patriotit e të atdhetarit të spikatur, të politikanit, filozofit, të shkencëtarit, të poetit, të ideatorit të vëllazërimit, jo vetëm të kombit, por edhe të popujve të botës, që i ndrit jo vetëm Shqipërinë  dhe shqiptaret e Shqipërisë, por edhe shqiptarët Amerikës dhe të mbarë botës kudo që janë! anti vlerave botuese, kur njerëz fare të rëndomtë meqenëse kanë para, bëjnë rolin e shkrimtarit, të analistit, historianit e filozofit.

Çdo faqe e këtij libri është shkruar me një stil të thjeshtë, me një gjuhë të zgjedhur, të ngrohtë, të kuptueshme e shijuese.

Ndryshe ndodhi me librin “Isuf Luzaj – me titullin “Një shtizë diell mbi atdhe”. Ju me shumë këmbëngulje, nëpërmjet një analize të thellë, ballafaqimi të fortë me tezat e hipotezat e hedhura deri më sot dhe nëpërmjet argumenteve, refleksioneve, dorëshkrimeve, studimeve, optikës biografike, eseve, refleksioneve dhe opinioneve ke mundur të na ndriçosh figurën, personalitetin dhe kontributin poli vlerash të Luzajt.

Image

Çdo faqe e këtij libri është shkruar me një stil të thjeshtë, me një gjuhë të zgjedhur, të ngrohtë, të kuptueshme e shijuese. Çdo faqe e shkruar me kujdes dhe përgjegjësi ngjason me bedenat e një kështjelle që vendosen e fiksohen për të mos u shembur, përkundrazi që nga hyrja e deri tek poema në fund të librit, autorja shpalos, pasqyron, dëshmon, argumenton, ndriçon dhe dedikon fuqishëm për figurën, personalitetin dhe kontributin e pakontestueshëm të Isuf Luzajt, kontribut që i shërbeu jo vetëm kombit shqiptar, por edhe Amerikës së madhe dhe popujve të botës dhe veçanërisht kontinentit Amerikan. Në esencë ky libër është një vështrim historiko – analitik i vetë Isufit në të gjitha rrafshet, Ballit Kombëtar  dhe të  krerëve të nacionalizmit shqiptar, një shtjellim më i detajuar e më i argumentuar i Marrëveshjes së Mukjes, rolit të saj, synimeve dhe dështimit të saj. Libri ndriçon kontributin e krerëve të Ballit Kombëtar para, gjatë dhe pas luftës Nacionalçlirimtare, ndikimin dhe presionin e përfaqësuesve Jugosllavë për instalimin e komunizmit në Shqipëri, përpjekjet e shumta për bashkimin e trojeve etnike e të tjera. Me logjikë të fortë, pa mllef dhe me përkushtim autorja sjell plot risi, fakte, të dhëna, argumente, ndodhi, personalitete, luftime luftarake, arritje, zhgënjime dhe veçanërisht kontributin poli vlerash të  kësaj figura historike kombëtare. Ky kontribut është dhënë me studimin, pasqyrimin, rolin dhe ndihmesën që ka dhënë ai në luftën për çlirim, në takimet për bashkëpunim dhe bashkim, kombëtar, në hartimin e dokumentacioneve të programeve e të platformave të ndryshme. Njëkohësisht me ngjyra të qarta dhe rrëqethëse, autorja e mirënjohur  e botës shqiptare - Zyba Hysa  në këtë libër na ka pasqyruar përndjekjen, persekutimin, internimin, burgimin e tij dhe të familjes së tij, shpirtin e tij rezistues në çdo sekondë të jetës së tij si dhe punën e pa ndarë gjatë jetës si atdhetar, patriot, filozof, poet, orator, shkencëtar e botues. Nëntituj të tillë si: “Udhërrëfyes për historinë”, “Kanina”, “Kundërshtari politik, nuk është armiku im”, “Pushtuesi ka veç një emër, ndaj duhet larguar”, “Kthimi për tu kthyer në luftë”, “Marrëveshja e Mukjes”, “Isuf Luzaj i ka përjetua me skenat trishtuese nëpër  burgje” e të tjera. Ky libër sot vetë që  lexohet me kureshtje, por edhe tërheqin vëmendjen e lexuesit, e ngërthejnë atë rreth vetes dhe e bëjnë të mendojë thellë e të reflektojë për një vështrim e vlerësim real të historisë dhe figurave e personaliteteve të ndryshme të kombit tonë. Të panjohur dhe me shumë vlerë janë për lexuesin nëntitujt: “Aktiviteti politik të Isuf Luzajt”, “Pse iku nga Shqipëria”, “Isuf Luzaj: Biri i Kaninës nëpër botë”, “Në mërgim”, “Shkrimtari”, “Ethe atdhedashurie”, “Isuf Luzaj, si mësues i brezit të ri”, të e cilët fotografojnë më së miri dhe e dritësojnë figurën poli  e drite të tij.

Ky libri ndriçon kontributin e krerëve të Ballit Kombëtar para, gjatë dhe pas luftës nen ndikimin dhe presionin e përfaqësuesve Jugosllavë

Aty çdo lexues mahnitet me këtë kontribut poli vlerash të këtij shqiptari që u la në harresë nga diktatura komuniste, po edhe nga qeveritë postkomuniste, në një kohë kur SHBA e nderoi me medaljen “Për shërbime të jashtëzakonshme akademike”. Kapitulli i tretë: “Mendime – meditime – refleksione”, shkrime të botuara kushtua këtij  atdhetari të madh të botës shqiptare ndriçojnë dhe argumentojnë më së miri aktivitetin shkencor dhe krijues të Luzajt, një aktivitet kompleks i gjerë, i larmishëm, problematik, deduktiv dhe sinoptikë brilante këshillimore që u ka shërbyer jo vetëm plejadës së studentëve që dolën nga dora e tij, por edhe botës së përparuar e veçanërisht asaj akademike. Dëshmi e plotë e formimit dhe personalitetit i kësaj figure të mirënjohur  ka qenë edhe lidhjet, takimet e korrespondencat e tij me filozofë botërorë, presidentë të vendeve të ndryshme, me njerëz të kulturës e të letrave dhe shumë të tjerë. Dhe së fundi autorja e këtij libri e mbyll me poemthin e saj, e cila sikur i vë kurorën brilante të mendjes, shpirtit, kontributit dhe veprës së Isuf Luzajt, duke marrë shkas nga libri i autores Zyba Hysa “Isuf Luzaj me titullin – “Një shtizë diell mbi atdhe” bashkoj zërin tim me të dhe u ftoj të mos pushojmë punën tonë, luftën tonë kundër mohimit të vlerave, të mos na pushojë mendja dhe pena për të ndriçuar vlerat e harruara ku si prozhektor i fuqishëm ndriçon e rrezaton Isuf Luzaj. Le ta eksplorojmë këtë minierë ari, këtë gjigant të mendimit, këtë vullkan shpërthyes krijimi duke ushqyer mendjet e shpirtrat  e shqiptarëve kudo që janë  për një Shqipëri Demokratike dhe evropiane...

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test