Na ndiqni

Lajme

Mbrohet në liri sekretarja e Oliver Ivanoviq

Nga: BIRN Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 13:29
Oliver Ivanoviq

Silvana Arsoviq, një ish administratore në zyrën e, Oliver Ivanoviq,  e cila u arrestua nën dyshimin e manipulimit të kamerave të sigurisë nuk do të mbahet në burg.

Prokurori special, Sylë Hoxha për birn tha se nuk ka bërë kërkesë për paraburgim për këtë zyrtare.

“Hetimet vazhdojnë por në procedurë të rregullt, pra pa paraburgim pasi nuk kam bërë kërkesë për paraburgim”, tha Hoxha.

Arsoviq është personi i katërt që është arrestuar në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit. Tre të tjerë janë arrestuar të premten; mediat kanë raportuar se dy prej tyre ishin zyrtarë policorë.

Të premten, Prokuroria e Kosovës tha se e ka bastisur edhe shtëpinë e Milan Radoiçiqit, nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore politike të serbëve të Kosovës por nuk ka mundur ta gjejë atë në shtëpi.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test